ITALI – Një 61-vjeçar është vrarë me thikë ditën e djeshme nga një 41-vjeçar italian, pasi kishte shkuar për të vizituar mbesën në provincën e Reggio Emilia.
Sipas mediave, vrasësi ishte fqinj i mbesës së 61-vjeçar. Shkak i konfliktit ka qenë fillimisht qëndrimi tallës që mbante italiani ndaj shqiptarit.
Fqinji vrasës është arrestuar nga policia italiane dhe ndodhet nën akuzën për vrasje me dashje.
Karabinierët kanë sekuestruar thikën e krimit, ndërsa vrasësi rezulton një emër i njohur për policinë vendase pasi është dënuar më parë për disa vjedhje në supermarkete.
Komente










