ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi plagosën pesë persona teksa tentonin që t’i shpëtonin policisë. Fillimisht dy shqiptarët refuzuan të ndalonin dhe më pas për t’i shpëtuar kapjes u futën kundravajtje në një rrugë.
Si pasojë, shqiptarët përplasën një makinë, me të cilën po lëvizte një familje lituaneze me katër persona dhe një grua 61-vjeçare që po lëvizte me bicikletë. Pas aksidentit, shqiptarët u larguan nga makina e tyre e vjedhur, por njëri nuk ia doli që t’i largohej patrullës. Në gjendje të rëndë ndodhet shoferi 48-vjeçar i makinës dhe e moshuara që po udhëtonte me biçikletë.
Policia italiane ka vijuar punën për kapjen e shqiptarit të shpallur në kërkim ndërsa ende nuk janë bërë të ditur identitetet e tyre.