Itali/Kishte fshehur brenda dyshekut mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! U denoncua nga banorët, shtëpinë e kishte kthyer në bazë droge

Kokaina e sekuestruar

Itali- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me mbi 2 kg kokainë të pastër në banesë.

Dy blloqe të mbushura me lëndë narkotike dhe me vlerë tregu rreth 180 mijë euro në treg. Ato u gjetën të fshehura në dyshekun e shtëpisë të të riut që u arrestua.

Operacioni u krye nga Policia e Ravena, pak ditë më parë, në një zonë të Solarolos. Shqiptari ishte person me precedentë penalë të skeduar nga policia italiane.

Ndërhyrja u bë pas denoncimeve të banorëve të zonës për lëvizje të dyshimta rreth shtëpisë ku banonte i dyshuari.

Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga efektivët, u identifikua vendi ku jetonte i riu dhe pasi u kap dhe u identifikua, i është nënshtruar kontrollit.

Shqiptari është shfaqur tepër nervoz gjatë kontrollit, duke rritur dyshimet te efektivët. I riu kishte hapur një xhep të dyfishtë brenda dyshekut ku flinte, ku u gjetën edhe mbi 2 kilogramë kokainë, shkruan "Il Resto del Carlino".

22-vjeçari pas arrestimit u dërgua në burgun Port'Aurea në Ravenna, me urdhër të Prokurorisë, teksa po hetohet edhe për rrjetin e bashkëpunëtorëve, kryesisht furnizuesve të dorës së parë dhe shpërndarësve me doza.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet buxheti i bashkisë së Mirditës për 2025, këshilltarët e opozitës bashkojnë votat me PS-në

Miratohet buxheti i bashkisë së Mirditës për 2025, këshilltarët e opozitës bashkojnë votat me PS-në