Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është përfshirë në një tjetër incident të çuditshëm që përfshin një fëmijë, pasi ai u kap në video duke puthur një vajzë të vogël në kurriz, i cili bën disa lëvizje sikur po e nuhat gjatë vizitës së tij në Finlandë.
Kjo ngjarje ndodhi pak para nisjes së presidentit amerikan nga Helsinki i Finlandës, ndalesa e tij e radhës pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani.
Në videon e publikuar, vogëlushja duket se është frikësuar nga lëvizja e 80-vjeçarit Joe Biden, i cili është kritikuar shumë në të kaluarën për qëndrimin e tij ndaj vajzave të mitura.
Ky eshte gogoli vertet kujdes se ha njerez
Përgjigju