‘Iu dhanë vodka dhe u përpoqën t’i përdhunonin’/ Mediat greke për shqiptarin Aleksandro Luca: Mori dy vajza në makinë të zezë bashkë me grekun

‘Iu dhanë vodka dhe u përpoqën t’i përdhunonin’/ Mediat greke për shqiptarin Aleksandro Luca: Mori dy vajza në makinë të zezë bashkë me grekun

Shqiptari Aleksandër Luca, greku Manolis Koukouras dhe studentja e vrarë, Eleni Topaloudi

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja për shqiptarin Aleksandër Luca dhe grekun Manolis Koukouras, të arrestuar për vrasjen e students Eleni Topaloudi. ANT1 bën me dije se 2 ditë para se të ndodhte vrasja e Topaloudit, ata çuan në një shtëpi private 2 vajza të mitura. Një prind që bindi vajzat të denonconin në Polici, tha se vajzat u hipën në një makinë të zezë dhe është tentuar që të përdhunohen.

“Dy të rinjtë i hipën vajzat me dhunë  në një makinë të zezë dhe i urdhëruan të mos bënin lëvizje. Në mbrëmje u dhanë atyre për të konsumuar vodka, duke u thënë se do e pini për të përjetuar  një mbrëmje të paharrueshme. Për fat të mirë, çuditërisht pasi bënë çfarë ata deshën i lanë të iknin. “-ka thënë njëri nga prindërit.

Aleksandër Luca, shqiptari 20-vjeçar i akuzuar për vrasjen e Eleni  Topaloudi, është transferuar nga burgu i Gravenas në Ishullin e Rodosit, vend ku ndodhi edhe vrasja. 20-vjeçari së fundmi akuzohet edhe për abuzimin me një vajzë 19-vjeçare, e cila në masën 67% është me aftësi të kufizuara. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë