Iu gjet arsenal armësh në Tiranë, lihet në burg Eno Papa Beqiri! 27-vjeçari: S’kam asnjë lidhje, garazhin e mora me qira për një mikun tim (VIDEO)

Eno Papaj (Beqiri), 27 vjeç, është lënë në burg nga gjykata e Tiranës, pasi dy ditë më parë në garazhin e një pallati që kishte marrë me qira, iu gjet një arsenal armësh. Ai pretendon se nuk ka dijeni mbi armët e gjetura në garazh, pasi e kishte marrë me qira për mikun e tij. Nga ana tjetër prokuroria pretendon se Papa është pronar i garazhit dhe ka lidhje me armët.

Burime për Report Tv bëjne me dije se prokurorët kanë gjetur në celularin e Dorian Kalos, arrestuar një javë më parë për një tjetër depo armësh, në Mëzez, një foto të garazhit ku mbaheshin armët, duke ngritur dyshimet se të dy personat kanë lidhje me njëri tjetrin. Ka qenë kjo foto që “fundosi” edhe Eno Papën.

‘Depoja’ e armëve u gjet në rrugën ‘Peti’ në kryeqytet dhe zbulimi i saj u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Nga operacioni u sekuestruan 2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Ky është arsenali i dytë i armëve që është gjetur në Tiranë brenda një harku kohor prej më pak se një jave. Operacioni vjen si vazhdimësi e operacioni 'Silent' që u bë pak ditë më parë në 16 qershor, ku në pranga ranë Elvis Bakalli 30 vjeç dhe Dorian Kalo 45 vjeç.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 23/06/2022 18:45

    KETA PALACO NA NXIJNE FYTYREN NE EUROPE E KUDO,,,PRANDAJ NUK NA DO BRENDA EUROPA,,,,,KALBENI NE BURG,NJA 15 VJET ,,QE KUR TE DALE TE MOS I SHKOJE MENDJA ME PER ARME....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë