Një 38-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Berat, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 38-vjeçari me inicialet M.B u arrestua pas informacioneve të marra se ai dispononte armë zjarri në banesë, në fshatin Kutalli, Dimal.
Pas kontrollit, atij iu gjet 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.
Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi ai është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.