Administratori i Njësisë Administrative Pult në Shkodër është liruar nga burgu me vendim të gjykatës së Apelit, ndonëse ai ishte arrestuar për kultivim të bimëve narkotike në Administratori i njësisë administrative Pult, në Malësinë e Madhe, është liruar nga burgu pasi la garancinë prej 1 mln lekësh në bankë.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Shkodrës. Pas afro 1 muaj pasi u vu në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyres dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë sportive, administratori i Pultit Tom Marku ka lënë qelitë e burgut.
60-vjeçari në seancën gjyqësore të zhvilluar në gjykatën e apelit la si garanci pasurore në bankë vlerën prej 1 mln lekësh të reja për të dalë i lirë. Megjithëse Marku mohoi në shkallën e parë akuzat e ngritura ndaj tij duke treguar se nuk kishte dijeni për bimët e mbjella në njësinë administrative të Pultit dhe as për 1.3 kg e gjetura në banesën e të parëve, ndaj tij u caktua masa e sigurise arrest me burg.
Në shkallën e dytë të gjyqësorit, Marku ka vendosur si garanci shumën e lekëve cka ka bërë që ai të dalë nga qelia. Avokati mbrojtjes i ka paraqitur togave të zeza edhe lejen e armës që u gjet në banesë e cila ishte në pronësi të të vëllait.
Në fund të gushtit gjatë një operacioni të gjerë antikanabis në zonen problematike të Dukagjinit u gjetën dhe u asgjësuan 20 mijë bimë kanabis, 1 kg e 303 gr lëndë narkotike si dhe një armë gjahu shotgan me 6 fishekë. Bashkë me Markun në pranga ra edhe kryeplaku i fshatit, pasi kishte si dëtyrim ligjor të kallzonte mbi parcelat e kultivuara në zonën që mbulon.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com