Gjyqtari Shkelqim Miri i ndaluar nga policia, pasi iu gjetën 30 mln lekë mbrëmë në banesë gjatë kontrollit është një emër i njohur. Përpos faktit që ka qenë pjesë e trupës që ka gjykuar dosjen e Gërdecit, ishte futur në ‘listën e zezë’ që Rama publikoi pak muaj më parë.
/Shqiptarja.com
Bazuar në mbi 3 mijë denoncime online, kryeministri Edi Rama publikoi në 12 Korrik një raport në faqen e tij në Facebook me 100 zyrtarët që kanë abuzuar në administratën e shtetit. Sipas tij, 70 zyrtarë i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë, mes tyre edhe Shkelqim Miri.
Shkëlqim Miri ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës që nga viti 2010, anëtar i KLD deri në vitin 2012 dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës.
dy.b/shqiptarja.com












