Teksa puna për “goditjen” e paligjshmërisë në vend, policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale.
Gjatë një kontrolli rutinë të policisë, arrestuan 34-vjeçarin M.Z pasi në mjetin e drejtuar prej tij efektivët gjetën lendë narkotike, heroinë.
Në pranga është vënë edhe pasagjeri 39-vjeçari, H.B.
Ditën e djeshme në rrugën “Jordan Misja”, u zhvillua një konflikt mes 2 persona i cili më pas edhe agravoi, duke bërë që A.V 38 vjeç të qëlloi në drejtim të 32-vjeçarit E.S me thikë.
I lënduari aktualisht është në spital, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.