TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 50-vjeçar dhe ka nisur hetimin ndaj djalit të tij, për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e N. Xh 50-vjeç Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive dhe sasi municioni luftarak.
Mbi autorin banues në rrugën "Hamdi Cenoimeri", në afërsi të liqenit rëndojnë akuzat për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 pushkë sportive dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.