Iu gjet kanabis gjatë kontrollit të befasishëm, arrestohet vlonjati

Iu gjet kanabis gjatë kontrollit të befasishëm, arrestohet vlonjati

VLORË-Një person është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi kanabisi. I arrestuari është 28-vjeçari me inicialet S.J. banues në fshatin Dhërmi, Himarë.

Policia njofton se e ka arrestuar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, por nuk jep detaje për sasinë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta