Një 34-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Bllatë pasi tentoi të fuste brenda vendit një sasi nafte të dyshuar si të kontrabanduar.
Gjatë kontrollit në makinë tip “Audi Q7”, që 34-vjeçari me iniciale K.B., drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasinë e naftës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ai akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
-
Cjane keto monstra police more, bo bo bo kulmi idiotsise!
Përgjigju -
shume mire ja kane bere, nafta kontrabande futet me anije, cisterna, autobote, ky na felliqi me nje bidon 30lt si langaraq.
Përgjigju











Komente
Komento