Gazetari i Report TV, Sokol Dema jep më tepër detaje lidhur me arsenalin e armëve që u gjetën brenda një furgoni, që kishte prej një muaji në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë. Fillimisht ka ndërhyrë Policia Rrugore, si pjesë e një manovre të agjentëve, me argumentin se automjeti kishte bllokuar rrugën.
Pas konstatimit të armëve, ndërhyrja është vijuar nga agjentët e krimeve. Furgoni me mbishkrimin "Mirëmbajtja Rrugore", që dyshohet se ishte përdorur si kamuflim nga trafikantët, është në pronësi të të arrestuarit Eugert Sino.
Ky i fundit, i marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga policia, ka mohuar çdo lidhje me armët, duke deklaruar se nuk ka dijeni se kush i ka vendosur ato në furgon, i cili, sipas tij, ka qëndruar i parkuar pranë banesës së tij.
Lajmi kryesor:
Arsenali i armëve, furgoni i kamufluar si mirëmbajtje rrugore të ''Gener 2''! I arrestuari pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës (FOTO)










