TIRANË - Operacioni i Krimeve të Rënda që zbuloi një arsenal armësh në përdorim nga një grup kriminal, u kodua the “Van”, në shqip furgoni, pikërisht prej mjetit ku fshiheshin armatimet. Ky furgon, i cili prej rreth 1 muaji, qëndronte i parkuar, në një rrugicë dytësore te “Myslym Shyri”, ishte i kamufluar si mjet i mirëmbajtjes rrugore të firmës “Gener 2”. Furgoni, me veshje plastike ngjyrë portokalli dhe të verdhë, kishte të stampuar mbi kofona dhe anash tij, shkrimin "mirëmbajtja rrugore". Ngjitur, edhe logo e kompanisë “Gener 2”. Sipër furgonin, fenelina. Të gjitha këto elementë kamuflimi nuk janë rastësor. Kompania “Gener 2” në fakt ka në përdorim edhe mjete të tilla për mirëmbajtje rrugore, pasi ka fituar disa tenderë të tillë.

Foto e furgonit ku dallohet logo e kompanisë Gener 2
Furgoni është në pronësi të 34-vjeçarit Eugert Sino, i vetmi i arrestuar deri më tani. 34-vjeçari është marrë në pyetje mbrëmjen e së mërkurës dhe mësohet se ka të ketë lidhje me armët e gjetura në furgonin në pronësi të tij me targë AB 911 UB. Ai pretendon se persona të tjerë mund të kenë fshehur arsenalin e armëve në mjetin e parkuar pranë banesës së tij. Ajo që nuk tregon është se përse furgoni ishte kamufluar si të ishte i kompanisë “Gener 2”.
23 armët e zjarrit, 5 prej tyre snajperë, dyshohet të jenë trafikuar nga disa shtete, dhe të kenë ardhur tranzit në vendin tonë përmes Kosovës. Armët dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale nga grupe me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel. Burime për Report Tv thonë se i arrestuari ka lidhje me një personazh të kërkuar nga SPAK për vrasje dhe pastrim të parave nga trafiku i drogës, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Eugert Sina dyshohet të jetë pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, të cilit SPAK së fundi i sekuestroi 5 milionë euro pasuri, përfshirë lokalin “Monopol” po në rrugën “Myslym Shyri”. Burime për Report Tv, thonë se 34-vjeçari Sino, në letra ka qenë i punësuar si banakier, nga Aurel Hoxha. Sot një nga personazhet më të kërkuar të drejtësisë, SPAK e akuzon Aurel Hoxhën se porosi vrasjen e Klevis Lleshit, një nga 5 burrat e vrarë të fisit Lleshi, pas një hasmërie që nis prej vitit 2012 me vrasjen në Angli, të vëllait të tij.
2 persona të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, u shpallën në kërkim, por policia nuk i bën të ditur emrat e tyre, për shkak të hetimit. Të tjerë mendohet të jenë pjesë e këtij grupi, të cilët hetuesit po punojnë t’i identifikojnë.
Pranë vendit ku ishte furgoni me arsenalin, policia dyshon se ky grup ka pasur edhe bazën kryesore, por në momentin e ndërhyrjes, gjithçka ishte e pastruar. Trafikim i armëve dhe municionit dhe armëmbajtje pa leje, janë veprat penale ndaj grupit që policia i referon për hetim prokurorisë së Tiranës.
Foto e targës së furgonit ku u zbuluar arsenali i armëve
-6 armë zjarri automatike;
-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);
-1 silenciator;
-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;
-pjesë të ndryshme armësh zjarri;
-15 000 fishekë;
-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;
-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;
-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);
-pajisje për bllokimin e valëve;
-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;
-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

Eugert Sino dhe furgoni i kamufluar
Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga gjetja e furgonit të mbushur me arsenal armësh. Burime për Report Tv thonë se i arrestuari Eugert Sino ka lidhje me një personazh të kërkuar nga SPAK për vrasje dhe pastrim të parave nga trafiku i drogës, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Eugert Sina dyshohet të jetë pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, të cilit SPAK së fundi i sekuestroi 5 milionë euro pasuri, përfshirë lokalin “Monopol” po në rrugën “Myslym Shyri”. Burime për Report Tv, thonë se 34-vjeçari Sino, në letra ka qenë i punësuar si banakier, nga Aurel Hoxha. Sot një nga personazhet më të kërkuar të drejtësisë, SPAK e akuzon se porosi vrasjen e Klevis Lleshit, një nga 5 burrat e vrarë të fisit Lleshi, pas një hasmërie që nis prej vitit 2012 me vrasjen në Angli, të vëllait të Aurel Hoxhës.

Foto:Ilir Proda
Në përfundim të operacionit policor të koduar “The Van”, të finalizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u zbulua dhe u godit një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda ka falënderuar drejtuesit dhe strukturat e DVP Tiranë për finalizimin me sukses të operacionit, si dhe për punën profesionale në drejtim të parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve që mund të përdoreshin për kryerjen e krimeve kundër jetës dhe pronës.
“Ky është një tjetër operacion i suksesshëm që tregon profesionalizmin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të goditur krimin dhe garantuar sigurinë e qytetarëve. Armët prodhojnë krim, çdo armë e paligjshme është një rrezik real për jetën e qytetarëve dhe për rendin publik.
Falënderoj drejtuesit e DVP Tiranë dhe të gjithë efektivët që punuan me përkushtim dhe profesionalizëm duke bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale që do të kryheshin me këtë arsenal armësh.
Policia e Shtetit nuk do të ndalet asnjë ditë në luftën kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve, pasi çdo armë e paligjshme është një potencial për krim. Iu bëj thirrje qytetarëve që të mbështesin punën e Policisë së Shtetit, duke bashkëpunuar dhe duke denoncuar çdo rast që cenon rendin dhe sigurinë publike.
Çdo informacion që ndihmon Policinë për parandalimin apo goditjen e krimeve është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e përbashkët. Vetëm përmes bashkëpunimit të ndershëm dhe besimit të ndërsjellë mes Policisë dhe qytetarëve mund të ndërtojmë një mjedis akoma e më të sigurtë për të gjithë”, tha Proda.
Gjatë operacionit “The Van” u sekuestruan 23 armë zjarri (prej të cilave 5 snajperë), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema jep më tepër detaje lidhur me arsenalin e armëve që u gjetën brenda një furgoni, që kishte prej një muaji në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë. Fillimisht ka ndërhyrë Policia Rrugore, si pjesë e një manovre të agjentëve, me argumentin se automjeti kishte bllokuar rrugën.
Pas konstatimit të armëve, ndërhyrja është vijuar nga agjentët e krimeve. Furgoni me mbishkrimin "Mirëmbajtja Rrugore", që dyshohet se ishte përdorur si kamuflim nga trafikantët, është në pronësi të të arrestuarit Eugert Sino.
Ky i fundit, i marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga policia, ka mohuar çdo lidhje me armët, duke deklaruar se nuk ka dijeni se kush i ka vendosur ato në furgon, i cili, sipas tij, ka qëndruar i parkuar pranë banesës së tij.
Komente











Ja paskan futur ketij! Po kush i le sot makinat te pa kycura,sot nuk lihet nje biciklete,jo me nje makine e pakycur!
PërgjigjuMerrni masa se po tentojne destabilizimin e vendit islamiket terrorist. Keta jane te gjithe nga vellazeria myslimane, kontrolloni neper xhamia se aty do i gjeni.
PërgjigjuPo i lini kto servilizma pa lidhje. Eshte merit totale e Prokurorise per pergjimet dhe hetimin. Eshte i zoti ky zoteria .. atehere LE TI GJEJI AUTORET QE U TALLEN PETURPESISHT ME EMRIN E TIJ duke derguar sms nga numri tij. GJEJI KETA QE E TURPERUAN NE SY TE GJITH SHQIPETAREVE pastaj te marri merita per ca pushk qe i kap Prokuroria me pergjime. Hajt cao
PërgjigjuDestinacioni për në PD sipas thirrjes së Zhin Zhonit për destabilizim dhe 97 të dytë.
Përgjigju