Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Kukës, pasi iu gjetën armë pa leje në banesë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e 51-vjeçarit me inicialet A.D, gjeti dhe sekuestroi një pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak".
Komento