Fier, Iu gjetën 11 kg kanabis në banesë, arrestohet 64-vjeçari

FIER- Një 64-vjeçar në Fier është arrestuar pasi në shtëpinë e tij iu gjetën 11 kg kanabis. Burime për Report Tv mësojnë se është arrestuar shtetasi Ramadan Hoxhaj.

Në banesën e tij, përkatësisht në fshatin Peshtan Bregas pas kontrollit të ushtruar nga Policia është gjetur sasia e lëndës narkotike. Hoxhaj e mbante lëndën narkotike në një magazinë në oborrin e shtëpisë.

Ndaj 64-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

"Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Bregasi", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 64 vjeç, banues në Peshtan Bregas, Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në magazinën në oborrin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa", shkruhet në njoftim. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë