GRAMSH- Tre persona janë vënë në prangat e policisë pasi janë kapur me 13 kg lëndë narkotike kanabis në automjetet me të cilat udhëtonin. Në pranga janë vënë: V. P., 31 vjeç, N. B., 44 vjeç dhe Xh. K., 29 vjeç, lindur në Gramsh.
Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat u ndaluan në një makinë "Opel" ku janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike. Në vijim të operacionit policia edhe një sasi tjetër lënde narkotike të fshehur nga këta persona në një makinë tjetër në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat.
Policia njofton se po vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Tashmë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".