Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar se shpërndante kanabis në kryeqytet.
I riu me inicialet E. H. u kap në rrugën "Princ Vidi", ndërsa pas kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 kg e 500 gramë kanabis.
Sipas policisë, 30-vjeçari e shpërndante lëndën narkotike me doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Komento