ITALI - Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën 863 mijë euro cash, që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike.
Sipas mediave italiane, shqiptari u ndalua fillimisht në një rrugë mes Brindizit dhe Leçes, ku gjatë kontrollit të mjetit u zbuluan 200 mijë euro të fshehura në pako vakumi me kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.
Kontrolli vijoi edhe në banesën e tij, ku policia gjeti 633.850 euro të fshehura në dollap dhe të ndara në pako kartëmonedhash.
Në total, u sekuestruan mbi 863.850 euro. Autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur tërësisht këtë rast.
46-vjeçari shqiptar akuzohet për pastrim parash dhe transferim të sendeve me vlerë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Hetimet vijojnë jo vetëm për gjetjen e bashkëpunëtorëve, por edhe për gjetjen e origjinës së parave