Iu gjetën mbi 56 mijë euro të padeklaruara e 5 monedha ari, pranga 31-vjeçarit në Berat! Në hetim babai për armëmbajtje pa leje

Iu gjetën mbi 56 mijë euro të padeklaruara e 5 monedha ari, pranga 31-vjeçarit në Berat! Në hetim babai për armëmbajtje pa leje

BERAT- Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Berat, ndërsa ndaj babit të tij ka nisur hetimi, pasi në banesë iu janë gjetur para të padeklaruara si edhe armë gjahu.

Arrestimi i 31-vjeçarit Dorjan Vrapi është bërë në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. Nga kontrollet që janë ushtruar në banesën e të riut, policia ka gjetur 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese dhe 56 650 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme.

Ndërsa në banesën e 56-vjeçarit Baki Vrapi është gjetur një armë gjahu dhe disa fishekë, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lanad beraci: 04/12/2023 10:03

    Prit se skeni pare gje akoma dite filloje dhe tufezimi i lopeve dhe cdo gje e gjalle sime kohen e monizmit dhe me keqe dhe mire tja u beje vete i deshët tani mbajini me shëndet se kështu done ky popull bukën me cefurke dhe mishin me tollona

    Përgjigju
  • Maks: 03/12/2023 20:33

    Ore po ca behet keshtu dhe leket qe kan populli ne shtepia kofiskoni po qe qe ka vjedh apo grabit mir por pse punon ne menyr ligjshme skeni pse sekuestroni Po beheni me zi se ne kohen e enverit

    Përgjigju
  • Oli: 03/12/2023 12:38

    Uauuuuu! Te vene ne shpi dhe marrin parate me akuzen "mosdeklarim"??? Edhe kete nuk e kishim degjuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja