Para hetuesve Hasan Sula me arsim 8 vjeçar dhe me profesion roje ka deklaruar se drogën e ka kultivuar ai në tokën rreth banesës dhe asnjë nga familjarët e tij s’ka patur dijeni.
Për Hasan Sulën dhe Metira Sulën, prokurori Julian Zonja kërkoi caktimin e masës arrest me burg por kjo kërkesë u pranua vetëm për kryefamiljarin ndërsa bashkëshortja e tij u lirua në sallën e gjyqit.
Sinc-Artan Gjermeni”Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë ndaj personit nën hetim Hasan Ramazan Sula , më datë 3/11/2017 në orën 22:30. Caktimin si masë sigurimi personal dhe shtrëngimi ndaj personit nën hetim atë të arrestit me burg. Cilësimin si të paligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit në hetim, Merita Sulo në datë 3/11/2017 në orën 22:30. Urdhërojë lirimin nëse ndaj saj nuk ka masa të tjera shtrënguese”, tha gjykatësi Artan Gjermeni.
Por si u zbulua droga në banesën e çiftit Sula? Sipas prokurorit Zonja, oficerët e policisë gjyqësore në të gjithë banesën e Hasan Sulës kanë konstatuar një laborator canabisi që niste me tharjen, paketimin e më pas tregtimin e lëndës narkotike.
“Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet lënda e dyshuar si Kanabis Sativa e ndarë në 170 thasë plastik të mbyllur me vakum, një pushkë me gjashtë plumba dhe një peshore elektronike e cila dyshohet se përdorej për peshimin e lëndës narkotike”, u shpreh prokurori Zonja.
Policia e Tiranës bëri publik operacionet befasia dhe papafindo që cuan në prangosjen e 6 personave mes tyre dhe çiftit Sula, por për prokurorinë ende po kryen hetimet për të parë nëse të ndaluarit kanë apo jo bashkëpunim mes tyre.
Burime nga akuza sqaruan për ReportTv se po kryhen hetime si për arrestimin e dy djemve të Hasan Sulës, Klodjan e Sajmir Sula si dhe për të gjetur kush janë investitorët e këtij grupi që shtëpinë e Hasan Sulës e kishin kthyer në një laborator Kanabisi.
Hasan dhe Merita Sula sot para gjykatës
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com