KRUJË - Një 37-vjeçar është arrestuar pasi i janë gjetur disa armë zjarri në banesën e tij në Thumanë, Krujë.
Nga kërkimet e policisë në banesën e 37-vjeçarit me iniciale D.D. u gjetën 1 pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata, 2 ndezësa, thika si dhe municion luftarak.
"Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Krujë" - njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".