Iu infektua burri me COVID/ Gazetarja që iu vu tritoli në ’98 në Vlorë: Mjekët më njoftonin çdo ditë për shëndetin e tij! Pse Shehu e Vasili s’veshën bluzën e bardhë?

VLORË- Më të fortë se kurrë, Ismail dhe Zenepe Luka kanë rrëfyer momentet e vështira të jetës së tyre, betejën me COVID-in. Zenepe Luka është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por në të gjithë hapësirën mediatike.

Ajo është gazetarja që iu vu tritol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj. Sot, një tjetër “armik” tentoi që t’i merrte një njeri shumë të shtrenjtë, bashkëshortin, por fatmirësisht, ia doli ta mundte. Ismaili ka treguar me detaje betejën e tij me COVID-in ku nuk i ka kursyer falenderimet për bluzat e bardha.

“U shtrova dhe ndenja 2 javë, shërbimi ishte i shkëlqyer, që nga infermierët. Shërbim i përsosur. Unë sot jam shumë i përmirësuar dhe dalë nga dalë po e marr veten. Ishte shërbim i jashtëzakonshëm, që nga infermierët që ushqenin të sëmurët çdo orë, për temperaturat, përmend Esi Dukën, Naja Çomon, Tritan Kalon se falë tyre kam jetën, se kur kam shkuar në spital kam pasur 30% të mushkërisë që më funksionin”, tha Ismaili.

Teksa Ismaili luftonte me COVID-in te spitali Infektiv, ato dy javë nuk kanë qenë aspak të lehta edhe për Zenepen. Ajo tregon se ka qenë në kontakte të vazhdueshme me mjekët, Tritan Kalo, Esi Dukën dhe Najada Çomon, që edhe pse ishin shumë të zënë me punë, gjenin kohë dhe e informomin për situatën shëndetësore të bashkëshortit të saj.

“Situata shëndetësore e bashkëshortit tim ishte shumë kritike, kur i bëra skaneri dhe doli me 30% të mushkërisë u alarmova  dhe është nisur brenda orës në Tiranë, me ambulancë të shoqëruar me infermierë dhe oksigjen, le të besojnë të gjithë njerëzit e ndershëm, të gjitha ata që kanë shpirt dhe zemër dhe flasin në emër të ndjenjës  njerëzore, një përkujdesje e jashtëzakonshme, e profesor Tritan Kalos, e Comos, Esi Duka, arriti që në ditën e 4 të merret kthesa drejt jetës. Ata gjenin kohë, më shkruante profesor Tritan Kalo e të më thoshte “situata shëndetësore e bashkëshortit tënd është kjo”. Ashtu edhe profesoreshë Najada, në telefon Duka, “ndihet më mirë”, tha ajo.

Luka ka pasur kritika të ashpra për opozitën. E pafalshme e ka quajtur ajo publikimin e fotove nga morgu i spitalit, teksa tha se e sheh krejtësisht absurde faktin që edhe në këto ditë, kur po diskutohet jeta, politika nuk është bashkuar për të punuar për një qëllim të përbashkët.

“Dhe si gazetare e ndjek situatën orë pas ore, çfarë ndodh me bluzat e bardha, me atë ministren në moshë të re, kur e pashë që u përlot në parlament, sepse kolegët e saj, opozita i fyen i shan, them ‘O Zot dhe në këtë situatë ku diskutohet jeta e njeriut nuk po bashkohemi dhe të punojmë të gjitha bashkë. Pashë lajmin që të gjithë deputet ikën nga parlamenti dhe mjekët veshën bluzat e bardha. Këtu te ne, mjekët e opozitës jo vetëm nuk e bënë këtë, por me daljet e tyre arrijnë deri në një farë mënyrë arrijnë të denigrojnë, jam gazetare profesioniste, nuk do i toleroja ato fotografi që nxori opozita të të vdekurve në morg, jo, as mediat nuk duhet t’i toleronin. Nëse do ishte zoti Vasili është ishte ministër i LSI-së, ca do bënte me shumë, Tritan Shehu të vesh bluzën e bardhë, pse nuk vunë një vilë dhe ta shndërronin në spital COVID? Unë takoj qytetarë në Vlorë dhe më thonë “boll më me lajme të zeza, mjaft më me politikën që vetëm flet dhe ulërit, të bëhemi së bashku”, rrëfen ajo.

Ajo ka dhe një kërkesë për presidentin Ilir Meta.

"Ne do i japim një medalje, si fondacion spitalit Infektiv, ia kemi kërkuar dhe Metës që të vlerësoj këto bluza të bardha, në radhë të parë i meritojnë, në radhë të dytë i ngrenë moralin", përfundoi ajo.

 

Zenepe dhe Ismail Luka

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 03/12/2020 04:48

    SHehi dhe Vasili pse nuke veshin bluzat e bardha THe se pser jane plera dhe sabotojne sa me shume edine se shqiperia eshte e Rames ,ja ksi soje politikane kemi qe e duan popullin vetem per Votime po vota jone plumba per tradhetaret e plerate me 25 prrille

    Përgjigju
  • Kent: 02/12/2020 20:22

    Nuk jane budallenj te veshin blihen e bardhe. Apo te sherojne popullin e t'a"hane"per vehtes

    Përgjigju
  • Leli.: 02/12/2020 18:58

    Te shkuara bashkeshortit znj luka

    Përgjigju
  • Lexues: 02/12/2020 17:38

    Respekte per kete gazetare dinjitoze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë