22 vite nga sulmi me tritol ndaj gazetares, Zenepe Luka për Report TV: Do kërkoj drejtësi sa të kem frymë

10 maj 1998 është data që ndryshoi rrënjësisht jetën e Zenepe Lukës, gazetares në 'Koha Jonë' ndaj të cilës u tentua të asgjësohet familjarisht . Kanë kaluar 22 vite që nga ajo kohë, kur në derën e shtëpisë së saj u vendos 6 kg tritol, ku përveç dëmeve të mëdha materiale, mbetën të plagosur dhe dy fëmijët e saj. Në një intervistë për Report TV, Luka shprehet se kjo është një nga ditët më të vështira të saj duke risjellë edhe njëherë një ngjarje që sipas saj ka prapavijë politike. Sulmi ka ndodhur në banesën e saj në  lagjen Pavarësia në Vlorë, ndërsa thekson se nga ai sulm nuk u kërcënua vetëm ajo dhe familja e saj, por dhe fjala e lirë.

"Është një nga datat më të dhimbshme të jetës time si gazetare gjatë gjithë karrierës. Gazetare e terrenit prej 45 vitesh. Sot mbushen 22 vjet nga kjo ngjarje makabre. Isha gazetare e 'Koha Jonë' në periudhën më të dhimbshme që kaloi Vlora nga trazirat e '97. Unë mbeta e vetme në Vlorë, të gjithë gazetarët ikën, në Tiranë, ikën jashtë disa kërkuan dhe status politik. Unë qëndrova sepse duhet të qëndroja. Kur gazetaria është profesion, është edhe mision dhe duhet ta bësh këtë detyrë, pavarësisht nga situatat dhe pasojat. Ishte një periudhë e vështirë, për vetë klimën kriminale dhe pasojat që pati ajo pranverë e përgjakur. Ta bësh detyrën dhe të japësh kronikën e ditës mes bandave , plumbave dhe turmën e irrituar sinqerisht ishte guxim. Nuk jam penduar kurrë për atë që bëra, ishte detyra ime si gazetare", tha Luka

Po si ndodhi ngjarja? Sipas gazetares Zenepe Luka kjo ndodhi pas një takimi që PD zhvilloi në Vlorë dhe për sulmin ajo akuzon drejtpërdrejtë Azem Hajdarin që sipas sja dha urdhrin, ndërsa tregon se këtë e vërteton edhe dëshmitari Izet Haxhia, ish turpëroja e Sali Berishës. Luka shprehet edhe se sot i lind e drejta ta denoncojë Sali Berishën për moskallëzim krimi. 

"Pas ngjarjeve të 97 u bë një takim në pallatin e sportit dhe vajta si gazetare, po vinte PD pas një viti në Vlorë. Tek dera më ndalojnë si guxon të hysh këtu. Arrita të futem në miting dhe dëgjova Azem Hajdarin dhe jam çuditur që fjala e tij nisi me gazetën Koha Jonë dhe gazetaren Zenepe Luka se ne ishim shkaktarët e kësaj tragjedie. Kjo më trembi dhe u largova. Dhashë lajmin e ika në shtëpi. Në darkë më vendosën tritolin. Azem Hajdari është protagonisti kryesor që me mikun e tij Kakami e bënë këtë gjë. Hajdari dha urdhrin dhe ai e zbatoi. Le të dënohen autorët dhe pas vdekjes. Atë e thotë dhe Izet Haxhia "Jam dëshmitar se Azem Hajdari telefoni Sali Berishën dhe  i tha se porosia për gazetaren e Vlorës u krye" Sot mund edhe ta denoncoj Sali Berishën, jo se dha urdhrin pasi këtë nuk mund ta them, por për moskallëzim krimi", tha Luka

Luka shprehet se ajo është dhunuar disa herë nga policia në Vlorë, ku e mbanin mbyllur për 24 orë apo e tërhiqnin  zvarrë, por nuk ua fal dot kurrë faktin që tentuan të asgjësonin fëmijët dhe familjen e saj.

"Edhe më parë policia sillej egër. Më ndalonin 24 orë , më tërhiqnin zvarrë e shumë të tjera, por 10 maji është kurorëzimi i një dhune të paskrupullt i qeverisë së atëherë ndaj një gazetare me dy fëmijë të vegjël dhe që duhet të provonte këtë akt terrorist, të bërë me koshiencë për të më zhdukur familjarisht. Nëse donin të më zhduknin mua kishin mundësi pasi udhëtoja me biçikletë , mund të më hidhni një bombë, por me fëmijët e mi çfarë kishin. Ajo natë ka qenë e tmerrshme ka qene ora 23:30 ku më vendosën tritolin sipër derës për të më asgjësuar dhe jo poshtë për të më trembur, dhe siç e dini vetëm zoti na ka shpëtuar. Fëmijët u plagosën dhe më krijoi një traumë shpirtërore jo vetëm mua por të gjithë familjes", tha Luka

Sot Zenepe Luka kërkon ende drejtësi për këtë ngjarjen, që sipas saj dihen të gjithë autorët dhe kush urdhëroi vendosje e tritolit, por që ka mbetur e harruar në pluhurat e arkivës së Prokurorisë së Vlorës dhe se për shkaqe politike ende nuk çohet në gjykatë.

"Që nga ajo ditë ngulmoj dhe kërkoj sa të jem gjallë dua që drejtësia të gjejë autorët dhe t'i vërë përpara ligjit.  Ka një dosje në prokurorinë e Vlorës dhe dihet se kush janë autorët, por ka munguar dëshira për ta çuar deri në fund këtë çështje.  Si çështje mbetet por nuk po vihet në lëvizje. Ka dëshmitar ish truproja e Berishës, Izet Haxhia që thotë vetë se unë vij si dëshmitar i gjallë të flas me gojën time dhe të provojë që kush janë autorët që i hodhën bombën gazetares së Koha Jonë. Prokuroria nuk ka dashur të vihet në lëvizje. Kjo sepse është ende dora e politikës. Shpresoj që me drejtësinë e re kjo dosje të vihet në lëvizje."

Edhe pse kanë kaluar shumë kohë që nuk e ushtron më profesionin e saj, Luka shprehet se e ka pasion dhe gjithmonë do të flasë me të vërtetën, ndërsa ka shprehur kritika dhe për ish kolegët e saj se braktisën misionin e tyre dhe preferuan të bënin biznes në emër të gazetarit.

"Nëse do jesh gazetare do kesh ndy gjëra kryesore do thuash gjithmonë të vërtetën  dhe duhet të jesh në vendin ku ndodh ngjarja dhe në krahë të qytetarit dhe jo të qeverisë. Këto parime mua më vunë në provë. Të bësh gazetarinë e vërtet duhet të marrësh parasysh shumë gjëra. Po gazetari duhet të dënohet për shpifje. Gazetaria nuk është biznes, ju lutem gazetarët në kohën time sot janë milionë, ku i gjetën? S'kanë bërë detyrën e gazetarit por të biznesmenit", tha Luka

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 12/05/2020 10:11

    Nuk do ta mirja mundimin per te shkruar , por dua te falnderoj nje mllefaxhi i cili mundohet te futet ne radhe te njerezimit . Megjithate nuk mundesh , sepse ke mungesa te pa riparushme .Mir do besh ,ta them sinqerisht , te mos mirresh vetem me felliqesiraa , sepse e tregon veten sheshit se je nje barbar e injorant i pa shoq .Hiq dore nga qelbesirat se felliqe dinjane .Ti nuk e di qe s'di ,jeni fatkeq .

    Përgjigju
  • PËR KONJAKUN METILIK: 11/05/2020 17:07

    O konjak metilik megjithse ti se kupton çdo me thon metilik se je hipolit. Po hik o konjak kaka kosovar komplet karr e komento në kosov se çfar pune ke ktu në Shqipri ti. Ti njëher e ve pseudonimin emigrant njëher konjsk kaka kosovar lakra. Komento për kosovën lene Shqiprin se komentojm vet na.

    Përgjigju
  • A.. Zh: 11/05/2020 09:11

    Sulmet dhe aktet e dhunshme ndaj gazetareve nuk mund te perligjen ne asnje rrethane. Por kjo nuk do te thote qe gazetaret ne kundershtim me misionin e tyre te nxisin percarje, dhune e vellavrasje ndermjet shqiptareve. Dhe kjo ka ndodhur, '97 nuk eshte shume larg per te harruar.

    Përgjigju
  • O PINXHO KAPELLA: 11/05/2020 06:37

    O PINXHO MINXHO PO TI E KE HARUAR MONSTRËN KRIMINEL HAJDUT MALOKUN SALHE ISH SEKRETARIN E PARTIS TË SUMËS (PUNËS). APO SI PINXHO QË JE S'QUHET KRIMINELI BASTARD. PO TI SIÇ KE PSEUDONIMIN ASHTU KE DHE TRUT SA NJË PINXHO. SALHEU KA VIL TE GJIRI LALZIT TI SKE BUK ME GRËN E SHAN GAZETAREN SE THOT NJË TË VËRTET.KU E GJEZI VILËN MALOKU JA LA E JËMA DHE I JATI QË ISHIN BARIJN ANALFABET ATA JA LAN O PINXO MINXHO. A E KE HARUAR QË QENI MALOK SHËTISTE BOTËN ME SHURËN E KRIMINELIT ENVER HOXHA. A MOR PINXHO MINXHO SA TRU PESHK QË JE. PRANDAJ SY PESHKAQENI DJALI MALOKUT SALHE SHËTIT BOTËN ME LEKËT E VJEDHURA TË SHQIPTARVE. E TI I BI GAJDES TIME SE TË VJEN KEQ PËR MALOKUN SALHE MOR PINXHO KAPELLA KOMPLET KANGJELLA.

    Përgjigju
    • Pinxho Kapella: 11/05/2020 12:03

      Per Zenepen e 97-es e kishim fjalen. Edhe per 3 gishtat perpjete si çetnike te Zenepes ne 97-en. Po ti qetesohu mor burre.......se 3 rreshta shkruajta. Hajt se po e rregulloj: Rrofte Edvin Rama Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri, Manastirliu. Rrofte Tirana me ne krye Surrelin. Tani, futem edhe nje te share mua me koment (ashtu siç shajne burrat e vertete) dhe qetesohu

  • Ilo: 11/05/2020 03:54

    Po gjete noj prokuror trim ne Vlore edhe mundesh, sa per batakcinjte ketu ne Tirane mos u lodh.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 10/05/2020 23:20

    Vec Birisha i bena zap labet qe hapen bythesh

    Përgjigju
  • Pinxho Kapella: 10/05/2020 22:17

    Me te vertete e kane harruar shqiptaret monstren Zenepe apo kane harruar vetem militantet e rripjelljes?!

    Përgjigju
  • Konjak: 10/05/2020 21:10

    Sa per 97-ten , politikanet , te majte te djathte , dhe te gjithe qe dhane ndihmesen e tyre per shkaterrim si , komunist , ballist , intelektuale , institucionet e informacionit , burgaxhinj e sahanlepires , do te benin me te miren e mundeshme ,te heshtin e te mos i grrisin koren qelbesires qe gatuan , ne ate kohe , kundra popullit te vet ; veteem e vetem per pushtet e per ekonomine , qe perfundimisht e zhduken , pa nam e pa nishan , kurse pushtetin vazhdojne ta gezojne.Si eshte e mundur , ata qe shkaterruan popullin ne 96-97 ,sot kane marre flamurin e atdhetarit , duke u prezantuar edhe si shpetimtare te kombit .Por kujt i duhet me shume liria dhe e verteta se sa popullit .

    Përgjigju
  • MeteH: 10/05/2020 21:10

    Bravo Z.Luka per denoncimin publik te dy njerve me famkeq ne Shqiperi.I dyti iku prej te parit.Por ky perbindesh nuk mund te denohet nga drehmjtesia e kapur prej tij qe ne 1992 me kursin e plepave te Durrsit. -Ne keto 30 vite jane bere shume krime nga dora e zeze e tij.Izet Haxhia numuron 15 te tilla.Dhe ai nuk gjykohet...dhe nuk do te gjykohet kurre.Nuk ka burre-nene ta denoi Ate.Ai ka brojtje nd/kombetare qe ne 97.Qe nga 1991-2013 nen drejtimin e tij jane vrare mbi 20.000 njerz.200 ne Tropoje.U shua familja Haklaj-4 djem TRIMA...dhe nuk jane "gjetur" autoret. -Sidoqoft denoncimi Juaj do te jet i 66 ne sivin e tij. -Ju e dini mire se tek ne nuk ka me gazetar dhe drejtesi te pa-aneshme. -Respekte per Ju e nderuar Gazetare perjeteshme.

    Përgjigju
  • Gazetari: 10/05/2020 20:15

    Keta plehra duhet te japin llogari, jo te shijojne pasuri apo pushtet si vajza e Azem Hajdarit

    Përgjigju
  • Kajmaku: 10/05/2020 20:12

    MOS KI MERAK MOJ ZENEPE SE RIPJELLJA E PS TE KA SJELLE DJALIN E AZEMIT DREJTOR TE OSHE..... KETA NJE SERE JANE NGA TE DYJA ANET.

    Përgjigju
  • Shaban: 10/05/2020 20:06

    ska fjale para kesaj deshmie. '97 ishte nje kulmim i poshtersise politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rriten tensionet te ‘Sheshi Uillson’, Bardhi konfrontohet me Policinë: Po bëni veprime kriminale, po dhunoni deputetët dhe mediat, turp!

Rriten tensionet te ‘Sheshi Uillson’, Bardhi konfrontohet me Policinë: Po bëni veprime kriminale, po dhunoni deputetët dhe mediat, turp!