
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar mandatin e Zef Hilës, deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike në Shkodër. Pas verifikimit të prokurorisë, mësohet se Hila nuk është deklaruar fajtor. Gjatë mbledhjes së KQZ-së, sekretari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ylli Merkaj bëri publike përgjigjet që kanë ardhur nga tre institucione, drejtoria e Burgjeve, drejtoria e Gjendjes Civile dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Hila theksoi se ka një vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila e ka shpallur të pafajshëm për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa theksoi se Hila nuk ka ndërruar asnjëherë gjeneralitetet.
“Zef Hila ka depozituar në KQZ formularin e vetëdeklarimit ku nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me ndalimet nga ligji. Në përgjigje të shkresës së KQZ, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar ka një vendim të gjykatës së Shkodrës ku është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Drejtoria e Gjendjes Civile ka deklaruar se Hila nuk ka bërë ndryshim të gjeneraliteteve. Hila nuk pëfshihet në kushtet e ndalimit të nenit 2 apo për moszgjedhshmërinë. Për këtë arsye KQZ ka miratuar listën e PD-AN në 12 qarqet. Duke qenë se prokuroria e përgjithshme pasi ka kryer verifikimet e nevojshme brenda vendit, referon se zoti Hila nuk është deklaruar fajtor për veprat penale dhe nuk ka indicie për dënim jashtë territorit të Shqipërisë”, u shpreh Merkaj.
Emri i Zef Hilës, iu nënshtrua një verfikimi të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi ishte nën hetim për abuzim me detyrën e zyrtarit publik.
Lajmi kryesor:
25 prilli, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve për të gjitha qarqet në vend, partitë politike 5 ditë afat për ankimimet
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KAS rrëzon KQZ: Kuvendi të miratojë 'Paketën e maleve' e pr/ligjin për TVSH në Bujqësi! Celibashi pezullon ligjin për të burgosurit (DOKUMENTI)
19 Shkurt, 08:33
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Partitë regjistrohen më 25 shkurt, në prill nisen fletët drejt diasporës! Celibashi: S’kam detyrime të ndryshoj rregullat për ‘ID e huaja'
18 Shkurt, 11:24
-
Vota e diasporës/ 182 mijë aplikime, miratohen 142 mijë kërkesa! Refuzohen 34 mijë të tjera
17 Shkurt, 16:00
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi, Kuvendi e ankimon në KAS: Vendim i padrejtë (DOKUMENTI)
17 Shkurt, 09:43
-
11 maji/ Regjistrohen mbi 133 mijë emigrantë për të votuar! Të hënën në Kuvend rikthehet për votim drafti
15 Shkurt, 16:06
-
Vota e diasporës, mbi 165 mijë aplikime nga emigrantët, KQZ miraton rreth 132 mijë kërkesa, refuzohen mbi 33 mijë
14 Shkurt, 21:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të gjithë vendin
14 Shkurt, 16:38
-
Arben Qirezi: Bilanci i ri politik i krijuar më 9 shkurt, rruga përpara
14 Shkurt, 15:30
-
11 maji/ Aplikojnë 162 mijë emigrantë, miratohen 128 mijë! Refuzohen rreth 33 mijë, dhanë adresa të gabuara
13 Shkurt, 15:30
-
Zgjedhjet e 11 Majit, Dumani takohet me Celibashin: Bashkëpunim SPAK-KQZ për denoncimin, hetimin dhe luftën ndaj krimeve zgjedhore
13 Shkurt, 15:05
-
Presin dritën jeshile nga Kuvendi/ Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, diaspora zero lekë për postën, vota do numërohet nga komisionerë politikë! Rriten financimet e koha televizive në fushatë
13 Shkurt, 08:31