'Iu pata thënë fëmijëve, zbatoni ligjin', Berisha: Më akuzojnë pse vajza më pagoi pushimet, në 30 vjet një herë kaluam pushime familjarisht

 

Pasi SPAK i dha në duar avokates së tij aktet përfundimtare me provat dhe hetimet në 4 vite për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë virtuale për mediat nga arresti i shtëpisë, mohoi akuzat, ndërsa sulmoi dhe prokurorët. 

Mes të tjerash, ai u ndal edhe tek fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzenin ndërsa hodhi poshtë dhe akuzën e korrupsionit pasiv.

"Jam i vetmi politikan në Shqipëri që ka deklaruar se jam përgjegjës për fëmijët e mi, sepse në krye të radhës u kisha bërë të qartë se kërkesa nr 1 ndaj tyre ishte zbatimi I ligjit e vetëm ligjit në raport me pushtetin e babait të tyre. ...Pra korrupsioni im pasiv konsiston në pagesën që vajza ime dhe dhëndri im kanë bërë 3 mijë euro për pushime të përbashkëta që kemi kaluar 1 herë gjatë këtyre 30 viteve.
 


Lajmi kryesor:

‘Dosja Partizani’ Berisha merr në dorë fashikujt! Pikat ku mohon akuzat: Faturat për gjyqin e ‘non gratës’ mi pagoi dhëndri, Argita ia ktheu 1 muaj më pas


S.G/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament