Iu rikthye vjedhjes sapo doli nga burgu/ Balla në policinë e Korçës: Nuk i rezistoi tundimit! Të amnistuarit do monitorohen

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në një vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Korçë. Balla iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve, teksa u pyet edhe për rastin e Ardian Isufit, i cili sapo u lirua nga burgu i Drenovës prej amnistisë së përgjithshme, menjëherë kreu një tjetër vjedhje, por më pas u kap nga policia në Tiranë.

Balla thotë se kjo është edhe një nga arsyet e vizitës së tij në DVP Korçë.

'Kjo është një prej arsyeve të beftë të vizitës time në DVP Korçë. Gjej rastin ti përgëzoj për reagimin e menjëhershëm, ju e dini që amnistitë janë gjithmonë të mirëpritura dhe qeveria shqiptare i propozoi kuvendit pikërisht ndërmarrjen e një hapi të tillë por ne e dimë që në këto raste pas amnistive, ekziston mundësia për ti rikthyer përsëri aktivitetit të tyre kriminal. Rasti që përmendët është person i të njëjtës vepër penale dhe nuk i ka rezistuar tundimit. Por kjo nuk do të thotë që policia nuk e ka vigjilencën e duhur dhe i gjithë operacioni për ta rikthyer në qeli është bërë nga DVP Korçë falë inteligjencës policore dhe veprimeve të menjëhershme', u shpreh Balla.

Ministri bën thirrje që personat që amnistohen ta respektojnë këtë në të mirë të shoqërisë dhe jo të rikthehen tek veprat e mëparshme.

'Në këtë aspekt dua tju rikujtoj personave që kanë përfituar nga amnistia që është në të mirën e tyre që dorën e ngrohtë të shoqërisë përmes amnistisë mos e marrin si dobësi por si mesazh që ti rikthehen një jete normale larg veprave penale. Policia e shtetit në komunikim me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po administron të gjithë emrat e personave që janë përfitues dhe do të ketë një monitorim të secilit prej tyre në mënyrë që të shmangen ngjarjet kriminale', vijoi më tej ministri.

Balla dha edhe një koment lidhur me protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës. Ai u shpreh se arsyen e protestës e dhanë vetë protestuesit të cilët bënë thirrje që të lirohej Sali Berisha i cili prej dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.

“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin "Lironi liderin e opozitës", kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet”, tha Balla.

Sa i përket turizmit Balla thotë se tashmë Shqipëria është një vend i sigurtë pa ngjarje kriminale për turistët ku ata e ndjejnë veten si në vendin e tyre. Më tej ai shtoi se po bëhen përgatitje për mbarëvajtjen e duhur të festës së Pashkës javën tjetër.

'Arsyeja e dytë e këtij takimi ka të bëjë me një moment të rëndësishëm që e kthen Korçën në kryeqytetin e festës së Pashkëve. Javës tjetër kemi të gjithë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e kësaj feste. Jo vetëm qytetarë nga gjithë Shqipëria do ti drejtohen Korçës por gjithashtu vëllezërit dhe motrat në Greqi rikthehen për festa. Pas këtij takimi bashkë me drejtorin e DVP Korçë do ikim në Kapshticë për tu takuar me autoritetet shqiptare dhe homologëve grekë për masat e marra në kohë për të shmangur trafikun', theksoi Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kreu një vizitë ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë në Korçë, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur edhe me ngjarjet e vjetra kriminale në vend. 

Pyetja lidhur me hapjen e dosjeve të vjetra të ngjarjeve kriminale:

Balla: Ngjarjet e vjetra kriminale janë gjithmonë një nga detyrat kryesore të secilës prej drejtorive vendore që në bashkëpunim me prokuroritë  duhet të garantojnë jo vetëm punën sa i përket hetimit dhe zbardhjes së ngjarjeve por mos harroni se ngjarjet e vjetra kriminale janë burim i ngjarjeve të reja. Pra për të parandaluar ngjarjet e reja kriminale duhet të shkojmë në fund të ngjarjeve të vjetra. Në Korçë kemi ngjarje të vjetra kriminale që mund të jenë burim i ngjarjeve të reja por detyra jonë është të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë.

Ora 16:39
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur për protestën e Rithemelimit pranë bashkisë së Tiranës. Nga Korça ai u shpreh se arsyen e protestës e dhanë vetë protestuesit të cilët bënë thirrje që të lirohej Sali Berisha që prej dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.

“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin "Lironi liderin e opozitës", kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet”, tha Balla.

Një prej organizatoreve të protestës, Adriana Kalaja u shpreh më parë se qëllimi kryesor i kësaj proteste është heqja e arrestit shtëpiak për Sali Berishën.

"E kam deklaruar dhe e deklaroj ne kushtin kryesor kemi lirimin e zotit Berisha nga arresti politik. Asnjë aksion i joni nuk ka vlerë pa këtë hap”, tha Kalaja.

Ora 16:37
Balla në Korçë: Do kthehet në kryeqytetin e festë së Pashkës

1714142258_taulantballa.jpg

Ministri Balla nga Korça iu përgjigj interesit të gazetarëve, teksa u pyet edhe për fluskin e turistëve.

Balla solli në vëmendje festën e Pashkës javën tjetër dhe synon mbarëvajtjen e kësaj feste për të gjtihë besimtarët ortodoksë në Korçë dhe jo vetëm.

Pyetja lidhur me turizmin dhe a ka kapacitet policia për të përballuar fluksin për më shumë se 10 milion turistë që janë parashikuar:

Balla: Arsyeja e dytë e këtij takimi ka të bëjë me një moment të rëndësishëm që e kthen Korçën në kryeqytetin e festës së Pashkëve. Javës tjetër kemi të gjithë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e kësaj feste. Jo vetëm qytetarë nga gjithë Shqipëria do ti drejtohen Korçës por gjithashtu vëllezërit dhe motrat në Greqi rikthehen për festa. Pas këtij takimi bashkë me drejtorin e DVP Korçë do ikim në Kapshticë për tu takuar me autoritetet shqiptare dhe homologëve grekë për masat e marra në kohë për të shmangur trafikun. Ne presim një numër përtej 14 milion turistësh këtë vit dhe policia e shtetit i ka gati të gjitha masat për përballimin e këtij fluksi në rritje. Ne do të kemi një komunikim ditën e hënë lidhur me masat marrë nga të gjitha strukturat e policisë, nga të gjitha drejtoritë vendore sepse ajo që Shqipëria po dëshmon vit pas viti sa i përket turizmit, përmblidhet në tre dimensione kryesore. Shqipëria ofron një turizëm falë një natyre dhe destinacioneve të bukura turistike. Shqipëria është një vend mikpritës falë popullit shqiptar që e konsideron mikun njëlloj si Zotin. Shqipëria ofron siguri mbresëlënëse, e vërteta është se në 10 milion turistë që ka patur Shqipëria në vitin 2023, ajo që ka bërë lajm është që nuk kemi patur asnjë rast të ngjarjeve kriminale nga turistët. Qytetarët shqiptarë të gjithë e kanë kuptuar që turisti është objekt i rëndësisë së veçantë që duhet ta respektojmë dhe mbrojmë.

G.K/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana