I shoqi vdiq pas një aksidenti në punë, bashkëshortja: E siguruan pas vdekjes! Manipuluan provat, mjeti kishte defekt teknik! Kompania në pronësi të vëllait të ish-deputetit të PS

FIER- Përpara prokurorisë, Ndalime Metushi, bashkëshortja e 59-vjeçarit që humbi jetën në punë në një pikë inertesh në Ballsh, ka bërë thirrje për drejtësi. Metushi hedh dyshime për manipulim të provave nga kompania për të mbuluar ngjarjen.

Në deklaratën për median, Metushi hedh poshtë pretendimet e kompanisë se ngjarja ka qenë aksidentale, duke thënë se automjeti më të cilin u aksidentua bashkëshorti i saj natën e 19 prillit ka qenë me defekt teknik.

Pas aksidentit, Metushi thotë se kompania ka çuar kamionin për ta rregulluar në një servis, për t’i vënë levën e marshit, pasi ajo mungonte. Ajo thotë se kështu kompania ka manipuluar provat. Sipas saj, bashkëshorti Ferdi Metushi ka qenë i pasiguruar dhe pagën e merrte në zarf. Metushi thotë se për të shpëtuar nga kjo shkelje, kompania e ka siguruar 59-vjeçarin pasi humbi jetën në punë.

Kompania BENLAND sh.pk. ku punonte 59-vjeçari është në pronësi të Arben Lutajt, vëllai i Piro Lutajt, ish-deputet i Partisë Socialiste, aktualisht drejtor i përgjithshëm i shërbimit përmbarimor

“Kam ardhur këtu për t’i bërë thirrje prokurorisë dhe policisë, Ministrit të Drejtësisë për të drejtën e burrit tim përse u vra se kemi dëgjuar që kanë thënë deklarata të ndryshme nga realiteti dhe na kanë rënduar jashtë mase. Na kanë rënduar jashtë mase, dua të drejtën e burrit tim.

Kur ka punuar ka qenë i siguruar. pronari që më erdhi në shtëpi më tha ka qenë i siguruar, por sigurimi është bërë pas vdekjes. Në kohën kur ka bërë aksidentin ka qenë me defekt leva e marshit, ndërkohë që kur është sekuestruar makina, leva e marshit ka qenë e prishur. Në këtë kohë burri im është marrë me levën e marshit, e ka tërhequr ngarkesa dhe e kanë zënë poshtë makinës në orën 1 ose 2. Nuk na kanë lajmëruar, ne si familje e kemi marrë njoftimin pasi burri ka qenë në morg në orën 05:30-06:00 të mëngjesit. Pse e kanë bërë këtë? Pasi janë verifikuar me fakte nga familjarët e mi, më vonë kemi parë që është bërë ndërhyrje tek kjo makinë, janë bërë leva e marshit, frena. Kërkoj drejtësi për gjakun e burrit tim. Keni marrë dëmshpërblim? Për varrimin nuk e di mirë, u hodh një zarf i vogël”, shprehet ajo.

Metushi tha se nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga kompania ku i shoqi punonte për më shumë se një vit, edhe përse ai humbi jetën në punë.

“Pasi janë verifikuar me fakte nga familjarët e mi, më vonë kemi parë që është bërë ndërhyrje tek kjo makinë, janë bërë leva e marshit, frena. Kërkoj drejtësi për gjakun e burrit tim. Keni marrë dëmshpërblim? Për varrimin nuk e di mirë, u hodh një zarf i vogël. Kush është pronari i kompanisë? Quhet Arben Lutaj, i thoshte gjithmonë për lekët se lekët i vononte, nganjëherë shkëputej se i vonoheshin lekët. Nuk merrte leket në bankë, por në dorë", tha ajo.

Metushi shprehet se kompania ku punonte bashkëshorti i saj punon në shfrytëzimin e inerteve në lumin Vjosë që është e ndaluar. Më 19 prill 59-vjeçari Ferdi Metushi humbi jetën nga aksidenti në punë.

Report Tv e ka trajtuar jo pak herë këtë problematikë, ku referuar shifrave gjatë vitit të shkuar si pasojë e aksidenteve në punë kanë humbur jetën 25 persona. Pjesa më e madhe e fataliteteve janë në disa sektor që nivelin e rriskut e kanë më të lartë, mes tyre ndërtimi, minierat, apo sektori i energjisë.

Arben dhe Piro Lutaj

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kame: 14/05/2022 14:16

    E ka se ka leven e marrshit, qenka me interes kjo afera. Tipike per hetim per SPAK dhe mbase e ze ndonje peshke nga keta te PS.

    Përgjigju
  • dreni: 14/05/2022 10:44

    Nuk kemi degjuar ndonje here qe automjeti te mos kete leven e marshit, cfar thote kjo zonja e di kjo cfar eshte leva e marshit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë