Aksident i rëndë në punë, i rrëzohet kamioni në një pikë grumbullimi inertesh, humb jetën 59-vjeçari në Ballsh

Mund të ishte një ditë normale pune për 59-vjeçarin Ferdi Metushi, por fati deshi ndryshe. Një aksident i rëndë i mori jetën 59-vjeçar në fshatin Mollaj, Ballsh, teksa po punonte.

Sipas informacioneve të siguruara ai ishte duke drejtuar një kamion tip “Man”, por ka rënë në një pikë inertesh, për pasoja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Ky nuk është i vetmi aksident në punë që është shënuar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë.

Një 19-vjeçar punëtor i terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar në punë. Jetën ka humbur edhe një 57-vjeçar, pasi u rrëzua nga lartësia teksa po punonte në Kashar.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën