Iu sekuestrua 5 milionë euro pasuri e dyshimtë se vinte nga trafiku i drogës, kush është mirditori që i numëronte votat Lulzim Bashës në njësinë e tij

Iu sekuestrua 5 milionë euro pasuri e dyshimtë se vinte nga trafiku i drogës, kush është mirditori që i numëronte votat Lulzim Bashës në njësinë e tij

Sokol dhe Elson Marku

Gjykata e Tiranës para dy ditësh vendosi sekuestrimin e pasurinë me me vlerë prej 5 mln euro të dy vëllezërve Sokol dhe Elson Markut të cilët po hetohen për trafik droge, pastrim parash, dhënie e parave me fajde dhe tregti makinash. Në kuadër të operacionit të koduar “Vëllazëria”, gjykata ka ekzekutuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezërve pas një hetimi të filluar në vitin 2019. Dy vëllezërit me orgjinë nga Mirditë banonin në Tiranë. Atyre u janë sekuestruar  gjithsej 18 automjete, 3 sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro.

Por siç raporton edhe lexo.al ata kanë pasur një lidhje të fortë me Partinë Demokratike, madje duke marrë detyra të rëndësishme në zgjedhje.

Siç duket nga dokumenti i mëposhtëm, njëri nga vëllezërit, Elson Marku ka qenë numërues i parë në Njësinë Bashkiake nr.8 në Kryeqytet, e cili është mbulur nga vetë kreu i PD Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku.

Madje Marku në grupin e tij të numërimit ka qenë numërues i parë, i vendosur me besim nga vetë Basha.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • He Lylezim: 24/01/2021 00:06

    Ke dit me zgjedh numurues trafikant droge

    Përgjigju
    • Drama: 24/01/2021 20:52

      Ndoka , prenga ,saja ect ect kan qen zgjedhje ma tmira ! Pa le presidentin . I ripollem .

  • LORA: 23/01/2021 19:09

    Asgje per tu cuditur.Keshtu jane klientet e shqup-it;bandite. Me cfare zanati ,apo mjeshterie,i kane bere keto pasuri?

    Përgjigju
  • Shkodra: 23/01/2021 15:44

    I duhen edi rames kto. presione politike me i kthy nga ps ja

    Përgjigju
  • Filma: 23/01/2021 14:50

    Edhe ky ministër qe do 20%???

    Përgjigju
    • Shaban: 23/01/2021 15:33

      Ka numeruar votata, e ka zgjedhur partia me te besuarin midis me te ndershmerve.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025