Banorët e Himarës janë shprehur të revoltuar me qeverinë e cila sipas tyre po iu prish shtëpitë dhe po u rrëmben pronat, ndërsa ngrejnë dyshime për qëllimet e vërteta të aksionit i cili vijon prej dy ditësh.
Mes banorëve të prekur nga projekti i Bashkisë së Himarës për zgjatimin e lulishtes përgjatë bregdetit ka edhe nga ata që identifikohen si miq të kryeministrit Edi Rama, por kjo nuk e ka shpëtuar pronën e tyre. “Ne himarjotët jemi autoktonë dhe jemi në këtë tokë më të vjetër se dielli që shikoni. Ne nuk do na gjunjëzojë as Rama, unë jam mik personal i Ramës, por asnjë s’do ta gjunjëzojë dot revolucionin e Himarës”, theksoi banori.
Himarjotët ngrejnë shqetësimin se në tokat ku deri dje ishin banesat e tyre do ndërtohen pallate. Ata thonë se sekserët e ardhura nga Tirana por edhe himarjotë vendas janë interesuar për të blerë tokat me qëllim, sipas tyre, ndërtimin e pallateve shumëkatëshe. "Ta dinë se nuk do gëzojnë asgjë edhe sikur t’i marrin, ne do iu mbijmë nga poshtë. Vijnë sekserë nga Tirana dhe Himara, ofrojnë që të marrin tokat dhe të bëjnë pallate", tha një prej banorëve.
“Qeveria socialiste dhe Edi Rama na shkatërroi Himarën. Erdhën 500 polica në mëngjes për të na rrëzuar shtëpitë, për të na marrë tokat”, tha një banore tjetër të cilës i është shembur shtëpia për t’i hapur rrugë ndërtimit të shëtitores përgjatë bregdetit.
Aksioni i IKMT i cili ka nisur ditën e djeshme për prishjen e objekteve, ka vijuar sot në ditën e dytë. Janë rreth 80 objekte banimi dhe biznese të cilat do shemben për t'i hapur rrugë projektit të rikualifikimit të shëtitores së qytezës bregdetare.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë
26 Janar, 07:43
-
Greqia nderon Anastasin, sot shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës, merr pjesë dhe kryeministri Mitsotakis
26 Janar, 07:27
-
Lajme të mira në punë...Çfarë parashikon horoskopi për ju sot
26 Janar, 07:21
-
La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'
25 Janar, 22:57
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica
25 Janar, 22:45
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Digjet garazhi i pallatit 8-katësh të Komuna e Parisit, shkak dyshohet kompresori i frigoriferit të një marketi (VIDEO)
25 Janar, 22:18
-
Ekspertja e aktivitetit fizik: Balancat e ushtrimeve fizike me ushqimin e shëndetshëm, është çelësi
25 Janar, 21:59
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Bundesliga/ Bayern Munich fiton dhe nis shkëputjen! Ndalen Leverkusen e Dortmund, tri pikë për Mainz
25 Janar, 21:30