Iu shembën banesat e tyre, banorët e '5 Majit' sërish në protestë! Bllokojnë kryqëzimin pranë tregut të Medresesë! Banori: Duam kontrata reale, jo premtime! Shoqërohen 5 banorë

TIRANË- Ashtu siç e kishin paralajmëruar, edhe sot, banorët e '5Majit' u mblodhën në protestë.

Grumbullimi nisi nga shtëpitë e tyre të shembura dhe vijoi me një marshim në rrugën '5 Maji', duke kulmuar me bllokimin e kryqëzimit pranë tregut të Medresesë për 1 orë. Ato kanë vetëm një kërkesë, të ulen në një dëgjesë më kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi nuk janë dakord me kontratat që u janë propozuar.

"Nëse Veliaj do e kishte bërë një dëgjesë publike, sot nuk do ishim në protestë. Ne deri më sot nuk na është dhënë zgjidhje, ndoshta sensibilizohet Veliaj. Ne jemi banorë, kemi familje, të drejta, të drejtë fjale, ndoshta në Astir kanë fituar, në zonën tonë, me aq sa kemi lexuar dhe informuar, kjo kontratë e Veliaj është e pavlefshme, me një VKM po merr 430 banesa, VKM nuk është ligj. Duam kontratat reale, jo premtime", tha banori.

Të ulur këmbëkryq, banorët bllokuan trafikun duke shkaktuar kaos, teksa ndërhyri edhe policia për të shpërndarë turmën.

"Ju lutem lironi rrugën, po bëheni burim aksidentesh", u dëgjua policia.

...Megjithatë, protesta vijoi për plot një orë, aq sa dhe kishin njoftuar policinë. E nisën në orën 17:00 dhe e mbyllën 18:00, duke mos falur as një minuta nga leja që kishin marrë.

"I falim shtetit 4 minuta?", tha një prej protestuesit kur ora shënonte 17:56.

"Joo", u dëgjuan banorët në kor, teksa vijuan fjalimet që kishin planifikuar.

Protestat do të vijojnë sërish edhe në ditët në vijim, e ndërsa u kanë bërë thirrje edhe banorëve të tjerë të kryeqytetit që t'iu bashkohen.

"Do kemi protesta si sot edhe në ditët në vijim, 5 maji dhe Lapraka dhe Paskuqani, nesër ta marrë vesh ministrja, Erion Veliaj, Edi Rama, që do vijë Kombinati, Kinostudio, hajde ulu me popullin me Veliaj dhe zbato ligjet e shtetit shqiptar", tha një tjetër banor.

Të enjten kanë njoftuar sërish protestë përpara parlamentit, kësaj here me qëllimin që të mos lenë deputetët që të futen brenda, por t'i ndalin në rrugë.

" Të enjten në orën 09:30 te parlamenti, mos i lëmë të futen brenda fare", njoftoi një prej banorëve. 

Në përfundim të protestës, 5 banorë u shoqëruan në Polici. Ky aksion i banorëve të '5 Majit' ka nisur, pasi më 19 janar Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave të tyre, në kuadër të procesit të rindërtimit. Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët që nga ajo ditë kanë ndërmarrë një sërë protestash, një tek parlamenti dhe Bashkia dhe më e fundit ka qenë protesta e së shtunës, ku bllokuan për një orë një prej akseve në ish-sheshin Shqiponja.

Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
Banori i '5 Majit': Të enjten protestë te parlamenti! Të mos i lëmë deputetët të futen brenda

Banorët e '5 Majit' do të dalin sërish në protestë. Ato kanë bërë me dije se do të mblidhen sërish ditën e enjte, në orën 09:30 para parlamentit.

" Të enjten në orën 09:30 te parlamenti, mos i lëmë të futen brenda fare", njoftoi një prej banorëve.  

Ora 17:47
Banori '5 Majit': Rama dhe Veliaj, hajde uluni këtu me popullin ose nuk do i ndalim protestat

1643647791_1643646874lsa18.jpeg

Një nga protestuesit e '5 majit' ka bërë me dije se do të vijojnë me protestat, e ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen pasi do t'u bashkohen edhe banorë të tjerë.

"Do kemi protesta si sot edhe në ditët në vijim, 5 maji dhe Lapraka dhe Paskuqani, nesër ta marrë vesh ministrja, Erion Veliaj, Edi Rama, që do vijë Kombinati, Kinostudio, hajde ulu me popullin me Veliaj dhe zbato ligjet e shtetit shqiptar. Nuk është gabimi ynë, gabimi është i atyre pushtave të ty, kush nuk ka pasur lekët 5000 euro, nuk ka marrë legalizim. Sot jemi kaq, nesër pasnesër do të bashkohemi më shumë, protesta jonë do vijë në shtëpitë tuaja", tha një prej banorëve.

Ora 17:19
Banorët e '5 Majit' në protestë, ndërhyn Policia: Lironi rrugën, po ktheheni në burim aksidentesh

1643645937_protesta.jpg

Uniformat blu kanë mbërritur pranë tregut të Medresesë, aty ku banorët e '5 Majit' kanë bllokuar rrugën. policia u ka kërkuar që të bllokojnë rrugën, pasi po shndërrohen në burim aksidentesh. Ndërkohë, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë