Ky është aksi Balldre-Torovicë i cili u shërben 6 mijë banorëve të zonës. Sikurse e shikoni ne këto plane ajo është tejet e amortizuar duke izoluar banorët si dhe është bërë shkak për aksidente.

Kryekomunari i Balldrenit, Zef Doci përcjell shqetesimin e banorëve se rruga e dëmtuar ka penalizuar bujqësine në këtë zonë. Sipas tij qeveria shqiptare ka premtuar investime në këtë rruge dhe kjo duhet realizuar sa më parë.


Investimi për asfaltimin e rrugës së Torovicës nisi në prill të vitit 2013 nga qeveria Berisha, ku sipas projektit u përfundua vetëm 3.5 km e para të këtij aksi dhe që prej kësaj kohe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje tjetër.

Tani amortizmi i vazhdueshëm i kësaj rruge e ka kthyer atë pothuajse të pakalueshme duke izoluar mbi 6 mijë banorë të kësaj zone.




Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)