Iu thyen xhamat dhe iu shkatërruan dyert prej shpërthimit me tritol të hotelit në Sarandë, banori: Na ranë mbi kokë! Kërkojmë ndihmë nga shteti

 

Shkëlqim Akulli, një banor në katin e dytë të pallatit ngjitur me hotelin që u rrafshua nga 30 kg dinamit në Sarandë ka treguar se si i janë thyer xhamat e dyerve dhe orenditë shtëpiake prej shpërthimit të fuqishëm. Duke folur për kamerën e Report Tv me gazetarin Armand Xhelili, banori tregon se u tronditën ndërsa kishte në shtëpi dhe nipër e mbesa. Po ashtu kërkon mbështetje nga shteti pasi ka dëme të shumta në banesë.

“Shpërthimi na ka tronditur jashtë mase. Isha me nipër e mbesa. Na ka ardhur flaka në shtëpi. U ngritën xhamat mbi kokë. Kërkojmë ndihmë dhe nga shteti se kemi dëme të mëdha materiale. Na kanë dalë dyert nga vendi, na janë thyer të gjitha xhamat, orenditë shtëpiake. Ishim në gjumë dhe shumë të tronditur.

Ne u trembëm se kanë rënë tërmetet radhë por pastaj e ndjemë që ishte goditje e thatë afër zonës. Na erdhën dru e hekura nëpër tenda. E gjithë zona këtu janë të gjithë të dëmtuar. Deri tani s’ka ardhur askush të na japë njëfarë shprese apo kompensime. Çfarë faji kam unë se e vuri një kriminel tritolin atje?” – tha Akulli.


Lajmi kryesor:

Terror në Sarandë/ I vihet bomba hotelit në shëtitore, rrafshohet godina! Disa të shoqëruar! Dëme në biznese e banesa! Ortakët në gjyq për pronësinë prej 2002 - VIDEO


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja