Terror në Sarandë/ I vihet bomba hotelit në shëtitore, rrafshohet godina! Disa të shoqëruar! Dëme në biznese e banesa! Ortakët në gjyq për pronësinë prej 2002 - VIDEO

SARANDË - Një ngjarje e rëndë që i ngjan një atentati ka tronditur Sarandën, ku është rrafshuar me lëndë plasëse një prej hoteleve më të vjetra në shëtitoren e qytetit bregdetar. Bëhet fjalë për hotel ‘Bizanti’, i ndërtuar në 1996 që ka 3 bashkëpronarë, Dhimitër Evangjeliu, Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka që janë në proces gjyqësor me njëri-tjetrin për pronësinë që prej vitit 2002. Një ekspert ka folur për gazetarin e Report Tv, Limos Didani duke zbuluar se hotelit i ishte vënë 30 kg dinamit, por kjo do të vlerësohet nga ekspertë të RENEA-s, të forcave xheniere. 

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të shpërthimit të hotelit që mbuloi të gjithë zonën me tym të zi dhe tronditi banorët rreth orës 05:55 të mëngjesit të së hënës kur ndodheshin në gjumë. Ata u zgjuan të terrorizuar nga shpërthimi i fuqishëm dhe zhurma e fortë duke menduar se u goditën nga një tërmet. Një banore e moshuar u shpreh se tronditja ishte aq e fortë sa mendimi i parë që i erdhi prej frikës ishte të hidhej nga ballkoni. Disa të tjerë e cilësojnë të ngjashëm si me një “akt terrorist” ndërsa banorë të tjerë shprehen se ndihen të rrezikuar.

Shpërthimi me lëndë plasëse nga autorë ende të paidentifikuar ka shkaktuar dëme të mëdha në fasadat e dhjetëra bizneseve dhe qindra banesave përreth deri në 300 metra largësi.  Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duken edhe copat e xhamit dhe mbetjet e betonit që kanë përfunduar në rrugë por janë thyer edhe xhamat e ballkoneve të apartamenteve në katet e sipërme të pallatit. Hoteli ndodhej në vijën e parë të bregut të detit dhe ishte ndërtuar prej vitit 1996. Duke qenë se biznesi ishte funksional vetëm kur kishte fluks turistik gjatë muajve të verës, nuk raportohet për të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Policia e Sarandës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Mes tyre edhe djali i Spiro Çabirit, ku sipas burimeve i kanë bllokuar edhe makinën. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Historia e përplasjes 21 vjeçare për pronësinë e hotelit
Hotel ‘Bizanti’, i pozicionuar në shëtitore, buzë detit kishte 3 ortakë, një shtetas grek me emrin Dhimitër Evangjeliu dhe 2 shqiptarë Spiro Çabirin dhe Vangjel Shtuka (i ndarë nga jeta). Report Tv ka siguruar dosjen që shpjegon si nisi përplasja për pronësinë e vlerësuar 920 mijë euro, 90% të të cilës e kishte greku dhe 10% i kishin 2 shqiptarët. Çështja është ende Apelin e Gjirokastrës që pas hartës së re gjyqësore transferohet në Tiranë për të zgjidhur përfundimisht konfliktin për pronësinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
Shpërthimi me tritol në hotel 'Bizanti', reagon Bashkia Sarandë: Po evidentojmë dëmet në hapësirat publike përreth! U gjendemi pranë qytetarëve për çdo nevojë

1676274652_115.jpg

Bashkia e Sarandës ka reaguar për shpërthimin me tritol në hotel ‘Bizanti’ në qytetin bregdetar që ka shkaktuar dëme të mëdha në banesat dhe bizneset përreth. Bashkia Sarandë thotë se po evidentojnë dëmet e shkaktuara dhe shprehen se gjenden pranë qytetarëve për çdo nevojë që mund të kenë.

“Pas situatës jo të zakonshme, të krijuar mëngjesin e sotëm në një nga bizneset hoteliere në shëtitoren e qytetit të Sarandës, një grup specialistësh të Ndërmarrjes së Shërbimeve, Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës, kanë evidentuar dëmet e shkaktuara në hapësirat publike përreth.

Punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashki, po punojnë në shëtitoren e qytetit dhe hapësirat publike përreth, për të bërë të mundur eliminimin e pasojave dhe dëmeve në këto hapësira, si dhe normalizimin e situatës. Në të njëjtën kohë, u gjendemi pranë qytetarëve të dëmtuar për çdo nevojë, që mund të kenë, për kapërcimin e kësaj situate.

Inkurajojmë strukturat ligjzbatuese për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Jemi të bindur se kjo ngjarje dhe pasojat e saj, të cilat, për fatin e mirë janë vetëm materiale, do të eliminohen shpejt dhe nuk do të kenë asnjë impakt negativ për qytetin”, thuhet në reagimin e Bashkisë Sarandë.

Ora 12:15
Iu thyen xhamat dhe iu shkatërruan dyert prej shpërthimit me tritol të hotelit në Sarandë, banori: Na ranë mbi kokë! Kërkojmë ndihmë nga shteti

 

Shkëlqim Akulli, një banor në katin e dytë të pallatit ngjitur me hotelin që u rrafshua nga 30 kg dinamit në Sarandë ka treguar se si i janë thyer xhamat e dyerve dhe orenditë shtëpiake prej shpërthimit të fuqishëm. Duke folur për kamerën e Report Tv me gazetarin Armand Xhelili, banori tregon se u tronditën ndërsa kishte në shtëpi dhe nipër e mbesa. Po ashtu kërkon mbështetje nga shteti pasi ka dëme të shumta në banesë.

“Shpërthimi na ka tronditur jashtë mase. Isha me nipër e mbesa. Na ka ardhur flaka në shtëpi. U ngritën xhamat mbi kokë. Kërkojmë ndihmë dhe nga shteti se kemi dëme të mëdha materiale. Na kanë dalë dyert nga vendi, na janë thyer të gjitha xhamat, orenditë shtëpiake. Ishim në gjumë dhe shumë të tronditur.

Ne u trembëm se kanë rënë tërmetet radhë por pastaj e ndjemë që ishte goditje e thatë afër zonës. Na erdhën dru e hekura nëpër tenda. E gjithë zona këtu janë të gjithë të dëmtuar. Deri tani s’ka ardhur askush të na japë njëfarë shprese apo kompensime. Çfarë faji kam unë se e vuri një kriminel tritolin atje?” – tha Akulli.

Ora 12:09
Shpërthimi i hotelit në Sarandë, një nga të shoqëruarit djali i Spiro Çabirit

1676272865_page.jpg

Një nga personat e shoqëruar në Sarandë për rastin e shpërthimit në hotel është djali i Spiro Çabirit, ku sipas burimeve i kanë bllokuar edhe makinën.

Sipas vendimit te gjykatës 90% te hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë.

Për shkak të konflikteve për pronën, si persona të dyshuar janë pjesëtarët e familjeve të dy ortakëve të Evangjeliut.

Ora 12:07
Hidhet në erë hoteli në Sarandë, shoqërohen familjarët e dy ortakëve, djalit të Spiro Çabirit i bllokohet edhe makina

1676282065_finalprojekt.01342612.Still014.jpg

Një nga personat e shoqëruar në Sarandë për rastin e shpërthimit në hotel është djali i Spiro Çabirit, ku sipas burimeve i kanë bllokuar edhe makinën. Sipas vendimit te gjykatës 90% te hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy orkateve të tjerë.

Për shkak të konflikteve për pronën, si persona të dyshuar janë pjesëtarët e familjeve të dy ortakëve të Evangjeliut.

Ora 11:12
Banorët e tronditur nga shpërthimi i fuqishëm i hotelit në Sarandë: Thamë se u fundos pallati, mendova të hidhem nga ballkoni! Ndihemi të rrezikuar

 

Banorët e qytetit të Sarandës janë zgjuar të tmerruar nga shpërthimi i fuqishëm pas vënies së sasisë eksplozive në hotelin që ndodhej shumë pranë shëtitores. Një e moshuar shprehet se iu duk sikur u fundos pallati ndërsa një tjetër banor shprehet se ndihen të rrezikuar.

“Ç’faj kemi ne them se na tronditën dhe bukën s’na lanë të hamë. Thamë se ra pallati, thamë se u fundos në tokë. Isha zgjuar që në 05:30 dhe rrija. Deri tani nuk kam marrë frymë, mezi shkova të marr bukë që të pi ilacet. Jemi të sëmurë e nuk mbledhim dot veten. Tërmet nuk e mendova, dukej që ishte shpërthim. Në momentin e parë dola në ballkon dhe thashë të hidhesha nga ballkoni”, tha një banore.

“E dëgjuam. Ishte shumë i madh. Ne thamë se gjëmoi”, tha një banore.

“Ishte shumë i fuqishëm. Shpërthim i padëgjuar ndonjëherë. U trembëm, u ngritëm, dolëm, s’kishte gjë. Jemi të rrezikuar se ka dëme plot”, tha një banor.

Ora 10:47
EKSKLUZIVE/ VIDEO e shpërthimit që terrorizoi Sarandën, Report Tv siguron pamjet e momentit kur hidhet në erë me 30 kg dinamit hotel ‘Bizanti’

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur hotel ‘Bizanti’ në Sarandë shpërthen nga tritoli që i ishte vendosur nga persona ende të paidentifikuar mëngjesin e sotëm. Hoteli është shkatërruar tërësisht ndërsa dëme të mëdha ka edhe në bizneset deri në 300 metra larg dhe në rrugë ku shfaqen copa xhami të thyera.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar terror për banorët rreth orës 05:55 të mëngjesit pasi janë zgjuar të tronditur nga zhurma e fortë. Ata thonë se ngjante si “akt terrorist” që i ka shokuar të gjithë. Një banore u shpreh se tronditja ishte aq e fortë sa iu duk si tërmet. 

Hotel ‘Bizant’, një prej hoteleve më të vjetra në Sarandë, i pozicionuar në shëtitoren e qytetit, është hedhur në erë mëngjesin e sotëm, pasi i është vendosur 30 kg dinamit. Hoteli ka 2 ortakë, Spiro Çabirin dhe Dhimitër Evangjeliu që janë në proces gjyqësor me njëri-tjetrin për pronësinë që prej vitit 2002. Anëtarët e 2 familjeve janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me ngjarjen.

Ora 10:34
Shpërthim me tritol në hotelin pranë shëtitores në Sarandë, shoqërohen familjet e dy ortakëve në polici! Priten forcat xhenierë nga Tirana

 

Policia e Sarandës ka shoqëruar disa familjarë të ortakëve në lidhje me shpërthimin me tritol në hotel "Bizant" në orët e mëngjesit, persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Drejt Sarandës janë nisur ekspertë të RENEA-s, të forcave xheniere, të cilët do të përcaktojnë sasinë e lëndës plasëse dhe llojin e saj. Paraprakisht dyshohet për 20 deri në 30 kilogramë. Hetimet janë përqëndruar më shumë në pistën e konflikteve që kanë pasur bashkëpronarët prej vitesh.

Ora 10:13
Hidhet në erë hoteli në Sarandë, kryebashkiaku Gurma dhe prefekti Mamaj shohin nga afër dëmet që shkaktoi shpërthimi i fuqishëm

 

Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma dhe prefekti Flamur Mamaj kanë mbërritur pranë zonës ku u rrafshua me lëndë plasëse hoteli në Sarandë duke shkaktuar dëme në dhjetëra biznese. Ata shohin nga afër se si godina 2 katëshe është bërë rrafsh me tokën ndërsa banorët janë të tmerruar nga tronditja.

Ora 10:03
Hidhet në erë hotel 'Bizanti', eksperti nga Saranda për Report Tv: Duhet t'i jetë vendosur rreth 30 kg dinamit

Eksperti nga Saranda ka zbuluar për Report Tv mëson se hotelit në qendër të qytetit ju vu më shumë se 30 kg dinamit dhe u shpërthye nga persona ende të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar tronditje për banorët e qytetit.  

Ora 09:45
VIDEO/ U zgjua e shokuar nga shpërthimi me tritol i hotelit në Sarandë, banorja: Thashë se ishte tërmet! Shyqyr nuk kemi dëme

 

Një nga banoret e zonës që u zgjua e shokuar nga vënia e tritolit të hotel ‘Bizanti’ pranë shëtitores së Sarandës shprehet se tronditja ishte aq e fortë sa iu duk si tërmet.

“Thashë se qe tërmet, po shpëtuam. Kemi shtëpinë e kunatit dhe djalit këtu, por shyqyr nuk ka dëme. Dyqanin këtu e ka me qira një nga Tirana dhe e lajmëruam që të vinte”, tha banorja.

 

Ora 09:38
VIDEO/ Vënia e tritolit në hotelin në Sarandë, thyhen xhamat e ballkoneve në katet e sipërme të pallatit pranë

Shpërthimi i tritolit në Sarandë ka shkaktuar dëme edhe në katet e sipërme të pallatit pranë hotelit që iu vu lënda eksplozive në orët e para të mëngjesit. Kjo duket në pamjet e siguruara në Report Tv që tregojnë xhamat e thyer në ballkonet e apartamenteve ndërsa dëme ka edhe në bizneset përreth.

 

Ora 09:01
PAMJET pas hedhjes në erë të hotel ‘Bizanti’ në Sarandë! Kaos në qytet! Copa xhami dhe mbetje inertesh në mes të rrugës

Copa xhami dhe mbetje inerte në mes të rrugës. Këto janë pamjet që ka shkaktuar vënia e tritolit në hotelin ‘Bizanti’ në Sarandë që duket se ka shkaktuar kaos në qytet.

 

Ora 09:00
Hidhet në erë me tritol hotel 'Bizanti' në Sarandë, dëmtohen 30 biznese dhe qindra banesa

1676274652_115.jpg

Hotel ‘Bizanti’ në Sarandë është hedhur erë me sasi të madhe tritoli që për pasojë ka shkaktuar dëme në 30 biznese dhe qindra banesa përreth.

Ora 08:52
Rrafshimi me tritol i hotel 'Bizanti' në Sarandë, policia bllokon disa rrugë! Banorët pengohen të ndjekin aktivitetin e përditshëm

 

Pas vënies së tritolit në hotel ‘Bizanti’ në Sarandë që u rrafshua në orët e para të mëngjesit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar edhe disa rrugë. Për pasojë, banorët janë penguar që të vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm për të shkuar në punë apo ambiente të tjera.

Ora 08:10
FOTO nga lart/ E gjithë godina e hotelit e rrafshuar pas shpërthimit të fuqishëm me tritol në Sarandë! Rruga është e mbuluar me mbetje betoni.

1676272865_page.jpg

Këto janë pamjet nga lart që tregojnë se si është rrafshuar hotel ‘Bizanti’ pas shpërthimit të fuqishëm me tritol rreth orës 05:55 të mëngjesit në qytetin e Sarandës. Nga imazhi duket se rruga është e mbuluar me mbetje betoni.

1676272768_WhatsAppImage20230213at08.17.20.jpeg

Ora 07:55
Shpërthimi me tritol i hotelit në Sarandë, policia: Asnjë i lënduar! Godina ishte ndërtuar prej vitit 1996! Ngrihet grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes

 

Policia ka reaguar për shpërthimin me tritol në hotel ‘Bizanti’ në Sarandë, ku është gritur grupi i posaçëm me ekspertë për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në  një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.

Ora 07:47
Shpërthimi në hotel 'Bizanti' në Sarandë, ja kush është një prej pronarëve të tij

1676270547_Screenshot3.jpg

Një shpërthim i madh ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Sarandë. Hotel Bizanti i cili është edhe në pronësi të Spiro Çabirit. Përveç këtij të fundit hotelin e ka në pronësi edhe një person tjetër, për këtë çështje mes tyre ka një proces gjyqësor.

Ora 07:41
FOTO/ Momenti i shpërthimit me tritol të hotel ‘Bizanti’ në Sarandë! E gjithë zona e mbuluar nga tymi

1676270615_Screenshot4.jpg

Ky është momenti pak çaste pas shpërthimit të hotelit ‘Bizanti’ në Sarandë që u hodh në erë rreth orës 05:54 duke shkaktuar tym të madh dhe tronditje në të gjithë qytetit.

Ora 07:40
PARA dhe PAS/ Si dukej hoteli në Sarandë para se të hidhej në erë dhe të bëhej rrafsh me tokën

1676270308_page.jpg

Këto janë pamjet para dhe pas shpërthimit me tritol në hotelin 2 katësh ‘Bizanti’ në Sarandë që u hodh në erë dhe u rrafshua krejtësisht.

Ora 07:28
Hidhet në erë hoteli 'Bizanti' në Sarandë! Ortakët Spiro Çabiri dhe Dhimitër Evangjeliu në gjyq me njëri-tjetrin për pronësinë

1676269118_finalprojekt.01015205.Still014.jpg

Hoteli ‘Bizanti’ që u hodh në erë në Sarandë ka 2 ortakë, Spiro Çabirin dhe Evangjeli Dhimitri, të cilët prej vitit 2002 janë në gjyq me njëri-tjetrin për shkak të pronësisë.

Ora 07:25
Banorët të tmerruar nga shpërthimi me tritol i hotelit në Sarandë: E tmerrshme, është akt terrorist

 

“Ky është terror. Ishte e tmerrshme. Ky është një akt terrorist”, mësohet të kenë thënë banorët pasi u zgjuan nga shpërthimi i fuqishëm me eksploziv i hotelit në Sarandë.

Ora 07:14
VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm me tritol në Sarandë, pamjet nga vendi i ngjarjes! Hoteli bëhet rrafsh me tokën, dëmet deri në 300 metra larg

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes në Sarandë, ku shpërtheu me tritol një hotel. Nga pamjet duket se hoteli është shkatërruar tërësisht ndërsa dëme të mëdha ka edhe në bizneset deri në 300 metra larg dhe në rrugë ku shfaqen copa xhami të thyera. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat blu për të zbardhur detajet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SPARTAKU NE GJUM: 14/02/2023 11:57

    zapto, vidh, nderto pa leje...ja si perfundon ! E SHKATERRUAN KET VEND !

    Përgjigju
  • stanley: 14/02/2023 11:22

    saranda eshte bere nje shemti me ndertime vend e pavend...skandal .....

    Përgjigju
  • Iris: 14/02/2023 02:11

    Mikepritja speciale qe po u japim turisteve te rastit! Per mendimin tim,shteti nuk i detyrohet asnjerit,perkundrazi,pronaret e hotelit duhet te detyrohen te demshperblejne te gjithe te demtuarit perreth si dhe shtetin vete per demtimet e ambienteve publike dhe jo vetem kaq,por mbasi te mbarojne pune kriminalistet,te detyrohen te pastrojne e te heqin inertet me shpenzimet e tyre.Vetem keshtu vene mend keta.

    Përgjigju
  • koli: 14/02/2023 00:18

    xhenieret te vine nga tirana dhe te vendosin tritol gjithandej,,,duhen prishur nja 100 hotele ne sarande ne buze te detit...

    Përgjigju
  • piromani: 13/02/2023 19:40

    huh? une thashe se ishte shperthim i kontrolluar se me 30kg tritol e hiqje te gjithe ate zone nga qarkullimi. eh gjalle jane Bilbilejte gjalle .....

    Përgjigju
  • Syrja rakia: 13/02/2023 16:26

    E di syrja bello kete mhb se sa kg ishin dhe kush i vuri. Se miqt e tij jan

    Përgjigju
  • Grupi: 13/02/2023 12:00

    30 kg eksoloziv quhet vetem akt terrorist dhe nese duan autoritetet e zbardhin shume shpejt. Ata qe e kane bere kete akt nuk mund te gjykohen per shkatrim prone me eksploziv por vetem per akt terrorist. Nese kjo nuk ndodh atehere cdokush ndihet i rrezikuar dhe me mire te largohet nga shqiperia. Duhen bere shembull horrat qe e kryen kete terror.

    Përgjigju
  • Ali: 13/02/2023 10:44

    Welcome to Albania for Holiday

    Përgjigju
    • Or tej: 13/02/2023 16:00

      Mireardhsh or teeeejjjjj

  • Alb: 13/02/2023 10:24

    Kjo demokracija.

    Përgjigju
  • Tata: 13/02/2023 09:44

    Nyjet bien ne kreher nje dite,30 vjet jane bere poshtersi pa fund,tani erdhi koha qe te lahen hesapet e asaj zullumahije 30 vjecare. Kush u la rruge te hapur lindjes se fenomeneve te tilla eshte shkaktari sepse nuk zhduken kollaj,behen pjese e shoqerise

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/02/2023 09:21

    Kur nuk ka shtet qè ushtron drejtèsinè si shtyllè mbajtèse e sistemit, njerèzit fillojnè tè reagojnè si ata minjtè nè laborator, ku i vunè nè njè enè tè vogèl pèr tè parè reagimin e tyre. Minjtè kaluan nè kanibalizèm, shqyen njèri tjetrin. Nè Shqipèri, kemi 35 vjet nè "laborator". Kodrèn e Kamzès, e kthyem nè Bathore, bregdetin e pishave tè pafundme qindra vjeçare, e kthyem nè nevojtore publike qè e quajmè rèndom turizèm. Edhe shtèpitè e prindèrve, mbas vdekjes sè tyre, vèllezèrit "i trashèguan" duke vrarè njèri tjetrin sepse gjyqèsia e blerè me para, kètè fund ka. Sot, nuk vènè mè vetèm 400 gramè tritol. Jo jo,,,"e lehtèsojnè" punèn dhe shèmbin gjithè kodrèn me 10 kilogram tè tillè. Rrumpallè o xhan, rrumpallè. Shtet pa drejtèsi nuk mund tè ketè. Shqiptarèt shqyejnè njèri tjetrin, dhe godinat e shèmtuara qè kanè ngritur me para droge, po ashtu.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 13/02/2023 08:44

    E kane prishur vete qe te ndertojne nje te ri .... ndertese e 1996 duhet te kete stonuar me shoqet...

    Përgjigju
  • I.K.M.T.: 13/02/2023 08:33

    SA MIRE E PASKENI BERE,,,,NA LEHTESUAT PUNEN SADOPAK,,,,,QE KENI PRISHUR KETE NDEETESE TE SHEMTUAR NE BUZE TE DETIT,,,NE SARANDE DUHEN PRISHUR 50% E HOTELEVE...I KENI BERE PA PLAN E PA LEJE...JU VRAFTE ZOTI NE GJUME ISHALLAH...

    Përgjigju
  • Lexues: 13/02/2023 08:28

    Kete pamjen para e keni qare o karlos

    Përgjigju
  • Autori: 13/02/2023 08:26

    Gjendet kollaj autori, prisni kush do e marre ate token aty dhe kapeni! Po sduan se e kane bere me qellim shteti, Ndryshe sdo ishte prish me detaje, as ushtria sdo e kishte prish kaq bukur, ato i kane montuar me qetesi cdo fitil E cdo cope tritoli, ku kane qene policia qe ska vene re levizje ne nje objekt buze deti qe sperdoret dhe qe ka prbleme me pronaret!! Ktu eshye meksike...

    Përgjigju
    • Erik: 13/02/2023 09:01

      Une mendoj se do gjendet brenda 1 jave, pa shkuar aq larg sa te bejne letrat e pronarit te ri. Sikurse e the dhe ti, gjithe ai tritol i vendosur nuk eshte bere ne moment, kane lene gjurme.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë