Iu vra motra në '95, Bilbil Qorri
"Italia favorizon prostitucionin"

Iu vra motra në '95, Bilbil Qorri<br />"Italia favorizon prostitucionin"
Bilbil Qorri, një shqiptar, motra e të cilit është vrarë brutalisht në Itali ka akuzuar këtë shtet si mbështetës të prostitucionit. Familja shqiptare prej vitesh ishte në kërkim të vajzës së tyre. Lana Miranda Qorri iku nga shtëpia në shtator të vitit ‘94, gjatë një dasme, për të kërkuar fatin e saj në Itali. Ishte vetëm adoleshente, kur u lidh me një djalë, që quhej Fatmir.

Të dy mbërritën në Torino, nga ku i dërgoi një pako me rroba familjes. Ishte ky një veprim nga e cila donte të tregonte se kishte filluar të menaxhonte paratë.
Ende nuk dihet si shqiptarja Lana, filloi prostitucionin në Romë, ku edhe ishte denoncuar si rast.

 Lana Miranda Qorri

Por në mbrëmjen e 19 shkurtit të vitit 1995, dikush i preu ëndrrat e saj, duke e therur me thikë, para se ta hidhte gjysmë-lakuriq në një kanal, në Borgata Finocchio. I vëllai i Lanës gati 20 vjet më pas thotë se nëse autoritetet italiane do të ishin sjellë me përgjgjshmëri, motra e tij do të ishte ende gjallë.
 
"Dëbimi do t’i kishte shpëtuar jetën time! Kur kapen, të huaj të paligjshëm mbahen një ose dy ditë në një qeli dhe më pas kthehen në vendin e tyre. Unë nuk e kuptoj pse me  motrën time nuk ka ndodhur kështu. Më duket se sjellja e autoriteteve italiane kanë mbyllur sytë për fenomenin e prostitucionit”, tha Bilbil Qorri për mediat italiane.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet