Mbrojtësi i Kombëtares dhe i Rayo Vallecanos, Ivan Balliu, ishte protagonist i një rrëzimi të frikshëm në humbjen e ekipit të tij 2-1 kundër Slovan Bratislavës në Sllovaki.

Në minutën e 30-të, ndërkohë që ekipi i tij ishte në epërsinë minimale 0-1, Balliu në një dyluftim me Nino Marcellin u rrëzua keq pranë vijës anësore. Aq i rrezikshëm ishte rrëzimi me kokë, sa u desh që stafi mjekësor t'i vinte me urgjencë në ndihmë.

Për disa minuta mbizotëroi heshtja në stadium, ndërsa Balliu nuk mundi të vijonte ndeshjen dhe u zëvendësua nga Ratiu. Rayo Vallecano ende nuk e ka një reagim në lidhje me dëmtimin apo kohën që do i duhet shqiptarit për t'u rikthyer në fushë.


Lajmi kryesor:

Conference League/ Drita 'shuan' Shkëndijën në derbin e shqiptarëve, koreografi spektakolare për 113 vjetorin e Pavarësisë! Samsunspor e Strasbourg në krye