Ivanov letër ndërkombëtarëve:
Platforma shqiptare e rrezikshme
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka drejtuar një letër deri tek anëtarët e Këshillit Evropian, kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe deri tek dy partnerët strategjik të Republikës së Maqedonisë, presidentit të SHBA-së dhe atij të Turqise, Donald Trump dhe Erdogan, për ti njohur me siç thuhet në letër gjendjen aktuale dhe me gjithë atë që po ndodh në Republikën e Maqedonisë.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka drejtuar një letër deri tek anëtarët e Këshillit Evropian, kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe deri tek dy partnerët strategjik të Republikës së Maqedonisë, presidentit të SHBA-së dhe atij të Turqise, Donald Trump dhe Erdogan, për ti njohur me siç thuhet në letër gjendjen aktuale dhe me gjithë atë që po ndodh në Republikën e Maqedonisë.
“Republika e Maqedonisë tanimë dy vjet e gjysmë po kalon nëpër një krizë të thellë politike. Me lehtësimin e BE-së dhe SHBA-ve u arrit Marrëveshja e Përzhinës si parakusht për organizimin e zgjedhjeve e parakohshme parlamentare të lira dhe demokratike dhe formimi i qeverisë së RM-së që do të fokusohej në reformat prioritare.
Më 11 dhjetor 2016 u mbajtën zgjedhjet e lira dhe demokratike, të cilat u përshëndetën nga të gjitha palët.
Por në vend të daljes nga kriza dhe fokusimit në përmbushjen e reformave prioritare, ne sërish u gjendëm në një krizë të thellë politike. Gjegjësisht, pas zgjedhjeve, tre nga katër partitë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë në mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrit të tij për punë të jashtme në Tiranë krijuan Platformën për shqiptarët e republikës së Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në letrën e Ivanovit, drejtuar institucioneve të lartpërmendura.
Ivanov thekson në letër se Platforma shqiptare u shndërrua në kush për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
“Platforma është dokument pas-zgjedhor i miratuar në një shtet të huaj në kabinet të një burrështetasi të huaj dhe me ndërmjetësim të kryeministrit të një shteti të huaj. Me këtë platformë rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit, duke e vendosur Republikën e Maqedonisë në pozitë të nënshtrimit dhe varësisë nga një shtet tjetër. Realizimi i platformës nënkupton ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë me të cilat do të rrezikohej karakteri unitar i shtetit.
Platforma e cenon Marrëveshjen kornizë të Ohrit, që i rregullon marrëdhëniet e bashkësive etnike me shtetin Republika e Maqedonisë dhe marrëdhëniet e tyre të ndërsjella. Në kundërshtim me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, platforma është diskriminuese ndaj bashkësive tjera etnike, sepse i jep prioritet vetëm një bashkësie etnike. Kjo platformë nga Tirana në mënyrë plotësuese e destabilizon gjendjen e brendshme politike dhe i rrit tensionet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në letrën e Ivanovit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
27.6%
-
Njësoj
15.7%
-
Më keq
56.6%
Vota total: 4557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eliminimi nga CL/ Orges Shehi 'sms' klubit: Duhet ndërhyrje në merkato, peng ndeshja e parë
1 Gusht, 22:50
-
'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse
1 Gusht, 22:38
-
Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë
1 Gusht, 22:32
-
Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit
1 Gusht, 22:11
-
Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon çfarë ndodhi në aeroport: Pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, por telefoni nuk u dorëzua
1 Gusht, 21:59
-
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
1 Gusht, 21:58
-
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim
1 Gusht, 21:36
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente
1 Gusht, 21:22
-
Spektakël në SHBA, Milani mposht minimalisht Real Madridin
1 Gusht, 21:08
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën shoferi
1 Gusht, 21:03
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59