Ivanov nuk ndryshon qëndrim 
Mogherini: Mos luani me zjarrin

Ivanov nuk ndryshon qëndrim <br />Mogherini: Mos luani me zjarrin
"Kriza politike të mos kalojë në krizë institucionale dhe aktorët politik të gjejnë instrumente për dalje nga situata".

Ishin këto mesazhet e Brukselit pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini deklaroi se në pyetje janë mençuria e presidentit për të tërhequr vendimin e tij dhe aftësia e Kuvendit për përzgjedhjen e kryeparlamentarit.

"Besoj se ka instrumente; e para mençuria e presidentit dhe e dyta, kapaciteti i Kuvendit për të proceduar çështjen duke zgjedhur kreun e tij ose zhbllokimin e situatës që kjo krizë institucionale të menaxhohet me instrumentet që ka Shkupi pa ndërhyrje por është normale që miqtë të kujdesen për partnerët" – deklaroi shefja e diplomacisë, Federika Mogerini.

Mogerini deklaroi se shqetësimi i Brukselit është që kriza politike të mos kalojë në krizë ndëretnike që do të çonte drejtë destabilimit të gjithë rajonit.

"Besoj se ajo me të cilën përballet sot Shkupi është akoma një krizë politik institucionale. Shqetësimi im më i madh është që kjo të mos kthehet në krizë ndëretnike dhe ky ka qenë mesazhi kryesor që dhashë atyre që kanë përgjegjësi politike në vend; mos luani me zjarr dhe mos e ktheni këtë në një ballafaqim ndëretnik që do ta shkatërronte vendin dhe do të përhapej edhe më gjerë – tha Mogerini.

Shefja e diplomacisë evropiane shprehu edhe shqetësimin e Brukselit për ndërhyrjet ruse në Ballkan, por shtoi se beson që ndikimi që ka BE-ja mbi rajonin është më i madh.

"Shqetësimi ekziston dhe është i thellë por gjithashtu është besimi që rritet nga fakti që nuk ka fuqi tjetër në botë që ka aq shumë ndikim për mirë në Ballkanin perëndimor dhe ky është Bashkimi Evropian" – shtoi Mogerini.

Gjatë javës së kaluar, Mogerini vizitoi vendet e Ballkanit perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Maqedoninë. Për këtë vizitë, Mogerini gjatë javës do të njoftojë edhe kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare.

Ivanovi nuk jep sinjale për tërheqjen e vendimit
Gjatë vizitës në Maqedoni, Mogerini i bëri thirrje presidentit George Ivanov të respektojë kushtetutën dhe të japë mandatin partive të cilat kanë siguruar shumicën e deputetëve në Kuvend.

Nga kabineti i Ivanovit nuk ka ndonjë informacion të ri nëse ky i fundit planifikon që eventualisht të tërheq vendimin për të mos ia dhënë mandatin Zaevit.

Ndërkohë, Kuvendi ende nuk është konstituuar, ndërsa për çdo ditë para Kuvendit mbahen protesta të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike