Duket se Maqedonia futet në një tjetër udhëkryq ndërsa presidenti Ivanov refuzon të mandatojë për kryeministër kreun e LSDM-së Zoran Zaev.
Një vendim i tillë ka ardhur pasi kreu i shtetit u shpreh se platforma shqiptare e pranuar nga LSDM-JA cënon sovranitetin e vendit. Ivanov ka kërkuar nga Zaev që të hedhë poshtë platformën e hartuar nga jashtë.
“Deri sa të jem President i Maqedonisë nuk do të mandatoj askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”, deklaroi Ivanov duke drejtuar akuza të rënda ndaj liderit social-demokrat për shkelje të Kushtetutës dhe tradhti të interesave kombëtare. Ai po ashtu kërkoi nga komuniteti Ndërkombëtar ta dënojë platformën dhe të mos imponojë zgjidhje. Sipas Ivanovit çdo vendim i gabueshëm mundet të ketë pasoja për vendin.
Kreu i shtetit në fund shtoi se për aq kohë sa ai do të jetë president nuk do i jap askujt mandatin përderisa cenohet sovraniteti, integriteti dhe pavarësia e shtetit. Prej ditësh Maqedonia është përfshirë nga protestat ku mijëra qytetarë kanë dalë në shesh për të kundërshtuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe koalicionin mes LSDMS dhe partive shqiptare.
Por pavarësisht edhe deklaratës së Departamenti Amerikan i Shtetit i cili bëri thirrje për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re Shkupi ende është pa një qeveri koalicioni pasi edhe kreu i VMRO DPMNE Gruevski u refuzua nga presidenti pak jave me pare . Pas këtij vendimi të Ivanov, vendi me gjasa do t’u drejtohet sërish kutive të votimit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com