Ivanoviç: Shqipëria skuadër e fortë
duam mbështetjen e tifozëve

Ivanoviç: Shqipëria skuadër e fortë<br />duam mbështetjen e tifozëve
Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanoviç e vlerëson të vështirë përballjen me Shqipërinë, ndeshje kjo që do të luhet të martën mbrëma në Beograd, në kuadër të fushatës kualifikuese për Evropianin 2016.

Serbia mbrëmë nuk mundi të marrë më shumë së një barazim në udhëtim kundër Armenisë (1-1), mirëpo anëtari i Chelseas, kërkon nga skuadra e tij ta harrohet sa më shpejt ndeshja me Armeninë, dhe të fokusohen për ndeshjen e radhës kundër Shqipërisë.

Ivanoviç është i vetëdijshëm se Shqipëria është një skuadër e fortë, dhe ai fton tifozët serbe që të jenë në numër sa më të madh në duel me ekipin shqiptar.

“Nuk arritëm të përfitonim dhe u ndëshkuam nga një gol që erdhi pas një goditjeje standarde të kundërshtarit. Më pas gjithçka u bë edhe më e vështirë për ne, madje humbëm edhe disiplinën në fushë. Takimi me Shqipërinë është vetëm pas tre ditësh, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të rikuperuar pikët në grup”, ka thënë Ivanoviç.

“Pres një ndeshje shumë të vështirë me Shqipërinë, por edhe një stadium të mbushur plot e përplot. Për ne mbështetja e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme. Ne kemi besim se do të marrim maksimumin e pikëve, por duhet të jemi shumë të përqendruar”, tha ai. 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji