Ivanoviç: Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë perspektivën evropiane, e rëndësishme avancimi në të drejtat e pakicave në të dy vendet

 

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mbajtur një konferencë për mediat me homologun malazez, Filip Ivanovic në kuadër të turit rajonal.

Ivanovic tha gjatë fjalës së tij se vizita e Hasanit në Mal të Zi është një konfirmim i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe i afërsisë mes dy popujve.

Ai shtoi se një segment i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve është edhe avancimi i të drejtave të popujve me pakicë në të dyja vendet. Ivanovic u ndal gjithashtu edhe tek siguria në rajon.

“Vizita e kolegut Hasani është konfirmim i marrëdhënieve të mira ndërshtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, njëkohësisht është konfirmim i afërsisë së popujve të dy vendeve por edhe një impuls i shtuar për dialog politik në nivel të lartë.

Sot të flasim për çështje më të rëndësishme si edhe perspektivës së rëndësishme evropiane dhe aleancës së NATO-s, përmes këtyre fushave ndërlidhen interesat dhe planet, projektet e përbashkëta, emëruesi i përbashkët i të cilëve është devotshmëria e dy ministrive që të japim një kontribut për marrëdhënie të forta bilaterale, zhvillimit të shoqërive tona dhe avancimit drejt BE.

Përveç një bashkëpunimi në planin bilateral, ne bashkëpunojmë nëpërmjet plotësimit të obligimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.

Në bisedë nga kolegu nga Shqipëria, kam theksuar pjesëmarrje aktive në aleancë, kam folur për devotshmërinë e plotë në integrimin evropian dhe vendosshmërinë tonë në këtë drejtim të shfrytëzojmë pozitën tonë të prijësit në këtë proces dhe të bëjmë një hap drejt hyrjes në union, si vende që ndajnë perspektivën evropiane, kemi thënë se suksesi i një vendi është një lajm i mirë për të gjithë të tjerët.

Sot kemi folur për bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë e ruajtjes së sigurisë dhe marrëdhënieve ndërfqinjësore. Rajoni stabil është parakusht për prosperitetin e mëtejshëm për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Prandaj është e rëndësishme që në bashkëpunimin e mëtejshëm, qasemi duke udhëhequr vizionin drejt BE-së dhe marrëdhënieve fqinjësore të mira.

Jemi dakorduar që një segment i rëndësishëm i marrëdhënieve tona është avancimi i të drejtave të popujve pakicë në territorin e vendeve tona. Kemi folur edhe se si do ta avancojmë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona. “, theksoi mes të tjerash ministri malazez.


Lajmi kryesor:

Hasani në Mal të Zi: Të forcojmë bashkëpunimin, ura në lumin Buna nxit zhvillimin për dy vendet! Prioritet ndërtimi i autostradës Adriatiko-Joniane


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi 

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi