Ivi Kaso i Rithemelimit: Administrata po iu ushtron presion votuesve në qendrat e votimit! Policia të reagojë

 

Dy përfaqësuesit ligjor të Rithemelimit, Ivi Kaso dhe Altin Kazizaj në deklarata për mediat kanë denoncuar sipas tyre praninë e administratës nëpër qendrat e votimit.

Sipas tyre administrata po u shutron presion votuesve, ndërsa i kërkojnë policisë që të reagojë.

“Drejtori i Policia Rrumbullaku të sigurojë prezencës e policisë së shtetit duke nxjerrë jashtë perimetrit këta persona që nuk kanë lidhje fare me procesit zgjedhor. Tirana ka probleme të shtuara, se ka shumë anëtarë të administratës” tha Altin Kazizaj.

Deklarata e Ivi Kaso

“Vëzhguesit tanë dhe raportuesit nga terreni kanë njoftuar për një seri problematikash në qendrat zgjedhore, shkaktuar nga drejtorë bashkish, funksionarë të administratës dhe implikime të policisë, me veprime apo mosveprime. Sipas Pikës 7 të Urdhrit të KQ të Zgjedhjeve, kushdo qe konstaton shkelje ka të drejtë të njoftojë, krahas strukturave zgjedhore edhe Policinë e Shtetit. Njoftimi duhet bërë me shkrim ose te numri i Emergjencës 112.

Policia është e detyruar të verifikojë informacionin dhe në rast të konstatimit të një shkeljeje duhet te veprojë. Dhe këtu qytetarët që kanë dashur të raportojnë shkelje, kanë hasur në vështirësinë e parë. Numri 112 i Policisë është jashtë funksionimit. Nuk e dimë nëse ky është defekt teknik, paaftësi apo është bërë në mënyrë të qëllimshme, por i bëjmë thirrje policisë të kthehet në krye të detyrës dhe të respektojë ligjin.

Urdhri i KQZ gjithashtu përcakton qartë se persona të paautorizuar duhet të mbajnë një distancë nga objektet zgjedhore prej të paktën 150 m. Mosrespektim të kësaj distance, madje prani flagrante në qendrat e votimit të patronazhistëve, të drejtorëve të administratës dhe të personave të tjerë të paautorizuar janë raportuar sot gjatë gjithë paradites në bashki në të gjithë territorin:

Disa prej problematikave te hasura në procesin e votimit deri me tani vijojnë si më poshtë:

në mbi 500 qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja e identifikimit elektronik, pavarësisht se operatoret janë paraqitur ne kohë.

në pjesën më të madhe, sipas raportimeve tona, ka grumbullime masive njerëzish të paautorizuar në oborret dhe mjediset hyrëse të QV, patronazhistë dhe drejtues të administratës

policia e njoftuar për çlirimin e qendrave të votimit nga patronazhistët më së shumit nuk përgjigjet, por edhe kur përgjigjet refuzon te zbatoje Urdhrin, duke e nxjerrë tërësisht veten jashtë funksionit kryesor sot: mbarëvajtja e zgjedhjeve. ka raportime të shumta që boja me të cilat shënohen gishtat fshihet lehtësisht duke ngritur dyshime për votim më shumë se një herë.

Raste arbitare të ndërhyrjes në procesin e votimit janë regjistruar sidomos në Durrës. Drejtori bashkiak Roni Shqopa, Davide Ndoj, kryetare e njësisë adminstrative Spitallë, Flamur Gjuzi drejtor i Sigurimeve Shëndetësore, dhe Artur Feto i OSHEE janë parë në qendrat e votimit në qytet dhe rrethina. I bëjmë thirrje policisë të kthehet në krye të detyrës, të njoftojë KZAZ per shkeljet dhe ne përfundim te hartojë proçesverbalin për shkeljen përkatëse.

Të gjitha këto ndërhyrje hileqare në proces nga administrata dhe drejtorët e bashkive të Ramës nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për te tensionuar situatën dhe për tu munduar t’i bëjnë parapritë humbjes së së sigurt. Koaliconi “BashkëFitojmë” ka vetëm një thirrje për qytetarët shqiptarë: dilni dhe shprehni vullnetin tuaj të lirë. Asgjë nuk e ndal valën e madhe të fitores dhe ndryshimit.


Lajmi kryesor:

‘Zgjedhjet/ Koalicioni Berisha-Meta: Administrata presion në qendrat e votimit, do të mbajnë përgjegjësi! Policia t'i largojë menjëherë


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë