Izet Haxhia: Berisha i dha armë 
Millosheviçit për të vrarë shqiptarët

Izet Haxhia: Berisha i dha armë <br />Millosheviçit për të vrarë shqiptarët
Pas kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për hetimin e krimeve serbe në Kosovë, ka reaguar ish-truproja i tij, Izet Haxhia.
 
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhia thotë se Berisha është hipokrit, pasi sipas tij, ishte ai që furnizoi me armë dhe naftë vrasësin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviç dhe të akuzuarin për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, Radovan Karaxhiç.  
 
Haxhia i kujton Berishës kohën kur nga Shqipëria në drejtim të ish-Jugosllavisë trafikohej naftë dhe armë me bekimin e qeverisë së atëhershme.
 
Postimi i Izet Haxhisë në Facebook:
Na paska kërkuar "patrioti" i madh, dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij në viçidol në vjeshtën e vitit 1943, të dënohen krimet serbe në Kosovë e të krijohet një komision i posaçëm në OKB për hetimin e tyre.
 
A ka hipokrizi më të madhe se të dëgjosh një deklaratë të tillë nga ai që ndoqi e persekutoi, burgosi e zhduku me SHIK-un e tij famëkeq, luftëtarë e patriotë, pjesëtarë të bërthamave të para të rezistencës kundër pushtuesit serb të strehuar në atdheun mëmë, që u futi armë me anë të SHIK-ut në shtëpitë ku banonin, ku i spiunoi po më anë të SHIK-ut e bashkëpunëtorëve shqiptarë në Kosovë tek patronët e tij serbë. Flet për krime e gjenocid ndaj shqiptarëve ai që u bë arteria kryesore e makinës vrasëse të Millosheviçit, duke e furnizuar me naftë e armë.
 
Harroi ky i pafytyrë se nën petkun e trafikimit të armëve relike në Norvegji, dërgoi tonelata armatim për paramilitaret e vëllait të tij biologjik Radovan Karaxhiç për të vrarë civilët në Bosnje.
 
Harroi që me anë të firmës së partisë së tij "Shqiponja" ndërtoi në çdo km në veri nga një karburant që dërgonte naftë pa ndërprerje për vëllain e tij, vrasësin e shqiptarëve Millosheviçin.
 
Harroi kur takohej fshehurazi në Krans Montana me Ministrin e Jashtëm serb dhe nga ana tjetër për tu dukur si "patriot" i madh dilte e deklaronte se duhej bombarduar Beogradi. O Tempera o Mores. Çfarë hipokrizie që na dëgjojnë veshët këto 26 vjet nga ky njeri. Dhe duke menduar se ka akoma patriotë budallenj që i besojnë "patriotizmit" të këtij bastardi, në Kosovë e Shqipëri, kur flamurin e nacionalizmit e marrin sharlatanë të tipit Kreshnik Spahiu që ushqehet me paratë e një terroristi si Gülen, mendoj se dita e arritjes se aspiratës tonë për bashkim kombëtar është akoma e largët.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën