Izet Haxhia: Ju tregoj shkakun e
urrejtjes së Sali Berishës për Tropojën

Izet Haxhia: Ju tregoj shkakun e<br />urrejtjes së Sali Berishës për Tropojën
Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës ka sqaruar në Facebook arsyet që sipas tij, çuan në urrejtjen e ish-kryeministrit për vendlindjen e tij, Tropojën. Përmes një statusi në Facebook, Haxhia e quan vazhdimësi të urrejtjes së Berishës për Tropojën edhe vendimin e tij për ndërtimin e disa HEC-ve në Luginën e Valbonës.    
 
Haxhia kujton se Berisha u hakmor ndaj tropojanëve për humbjen e zgjedhjeve të marsit të vitit 1991 në Tropojë.
 
Ai madje zbulon edhe fjalët e para që ka thënë Berisha për tropojanët kur nuk ia dhanë votën.
 
"Edhe natën e 31 marsit të vitit 1991 kur Tropoja nuk i dha votën, ai me plot ligësi e urrejtje mu drejtua mua dhe Azemit që: "e shifni se për kë votuan tropojanët tuaj", shkruan Izet Haxhia.
 
Statusi i plotë i Izet Haxhisë:
"Këtë status ja dedidikoj patriotëve të mij Tropojane që vazhdojnë akoma të lehin në mbrojtje te qoftëlargut e duke me share mua si bukëshkalë e të pabese. Unë dola në krah të Berishës në dhjetor të 90 edhe për faktin se atë e konsideroja Tropojan, se me thënë të drejtën Jo vetëm ne tropojanet ,por edhe shume shqiptare të tjerë vuanim nga sëmundja e krahinizmit. Por në ato fillime të demokracisë tropojanwt u treguan të zgjuar dhe ishin të paret që e përzunë qoftëlargun në rrugën e tij të mashtrimit e misionit të mëvonshëm të shkatërrimit Jo vetëm të Tropojës por të gjithë Shqipërisë, në mitingun e pare të PD me 10 janar 1991. Qoftëlargu i tërbuar nga ky poshtërim kafshonte pandërprerë buzët me dhembet e tij të prishur, duke bluar në mendjen e tij diabolike hakmarrjen e mevonshme per tropojen e djemtë e saj. Isha unë me vwllezwrit e mij dhe nje pakice e vogël e disa djemve tropojanw, qw e shpëtuam qoftwlargun nga linçimi qe donte ti bënte populli i Tropojws, a thua se ai popull fisnik dhe i vuajtur e parandiente gjëmën qe do ti bente "biri" i saj. Edhe naten e 31 marsit të vitit 1991 kur tropoja nuk i dha voten, ai me plot ligesi e urrejtje mu drejtua mua dhe azemit që :e shifni se per ke votuan tropojanet tuaj. Dhe na erdhi pushteti i shumepritur nga qoftelargu ne Mars të 92, shume tropojane ish spiune e familje spiunash na u ofruan e u bene demokrate te flakte e perkrahes të qoftelargut. Disa kusherinj të tij, që nuk linin rast pa e share e anatemuar qoftelargun në fillimet e karrieres se tij në krye të PD, u bene keshilltaret e tij që jepnin opinionet per tropojanet e tropojen, kuptohet keqdashëse. Ora e hakmarrjes ndaj Tropojës per poshtrimin e bere kishte ardhur. Gjate sundimit të pare të qoftelargut tropoja u la në harresën e injorimin e qeverise se tij, pa asnje investim, duke futur mes tropojanve përçarjen e urretjen partiake. U ofruan në poste e detyra njerez me karakter të dobet e spiune të sigurimit si Hysen osmani, pseudonimi i të cilit ishte, "Ujvara". Apo në radhet e policisë injorantë e bij sigurimsash si Agron Kuliçi. Këto ishin "nderet" që i bëri Tropojës, qoftëlargu në sundimin e parë. Por për atë dhe qeverinë e tij të korruptuar erdhën ditët e vështira të marsit 1997, dhe ishin po ata tropojanet e përbuzur nga ai vete, që me fjalen dhe besimin që kishin tek une e vllezrit e mij, u mblodhen e mbrojten në ato dite të veshtira per të. Por ai si i pabese dhe hakmarrës që është kerkoi që të na fuste në nje lufte vllaverase në tropoje me pretekstin, se do fillojme nga tropoja të vendosim rendin që ai vete e kishte shkatërruar me politiken e tij e partisë së vet. Kur nuk e arriti këtë, provokoi tropojanet në mitingun e 17 qershorit 1997 duke akuzuar shume familje patriotike e pjesëtare të tyre si agjente të UDB, sepse nuk donin ta lejonin të hynte në Tropojë. Dhe hakmarrja e tij vazhdoi me nxitjen e mbështetjen e luftës vëllavrasëse në Tropojë që solli me qindra viktima. Por duke mos u ngopur me gjakun e tropojanëve e shkatërrimin e përçarjen që i solli Tropojë, në fund të ikjes se tij të pakthim nga pushteti, ai vendosi të vriste edhe natyren epike të Tropojës, duke dhene lejet e tij korruptive per ndertimin e HEC në perlen e tropojes e shqiprise, në luginen e Valbones. Tanı më thoni mua kush eshte i pabese e bukeshkale? Une që po denoncoj me të verteta kete perbindesh apo perbindeshi me emrin, Sali Berisha". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit