Izet Haxhia: Kur Saliu na përdorte
mua dhe Azemin si kamikazë

Izet Haxhia: Kur Saliu na përdorte<br />mua dhe Azemin si kamikazë
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, duke marrë shkas nga protesta e nesërme e PD-së, ka kujtuar se si është përdorur ai nga Berisha, për protesta të dhunshme.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga demokratët që mos të bëjnë gabimin e tij, për hir të pushtetit të Berishës.

“Protestat paqesore ne demokraci, kane qene e jane gjithmone nje rruge e pandare e demokracive ne zhvillim, por edhe atyre te konsoliduara.

Kokfortesia e veshi i shurdhet i pushteteve ne gjetjen e zgjidhjeve, ka bere qe keto protesta shpesh here te kthehen nga paqesore, ne te dhunshme e me pasoja te renda per rendin dhe sigurine e qytetareve e prones se tyre.

Edhe ne kete drejtim ne shqiptaret jemi unikalë ne protesten tone.

Kjo, dhe fale qendrimit dhe keqperdorimit te zemërimit popullor nga klasa politike e radhes.

Por dhe nga temperamenti yne si popull, qe ne raste kaosi e mungese te shtetit e rendit, behemi trima te cartur.

Flas nga pervoja ime personale si pjesmarres ne shume protesta, qe nga dhjetori i ’90-s e deri tek e fundit, grushti i shtetit më 14 shtator 1998.

Te gjitha ato protesta qe kam marre pjese aktive, perjashto ato te dhjetorit 1990, kane patur nje ideator dhe nxites te tyre, Berishen.

Si nje intrigant i lindur dhe i pabese, ai gjithmone ka nxitur, frymezuar dhe organizuar ne prapaskene keto protesta, pa dale asnjehere ne balle te tyre, por duke perdorur kamikaze te tipit Hajdari apo edhe te tipit tim.

Dhe gjithmone ne perfundim te tyre, perfituesi ka qene po Berisha, ndersa te humburit kane qene rendi, siguria, prona e shtetit dhe qytetareve, dhe vete demokratet pjesmarres.

Fryt i ketyre protestave eshte ky tranzicion pafund, nje mal me krime te pandeshkuara, sidomos ato ndaj shtetit dhe rendit kushtetues, te kryera e nxitura nga politikanet e modelit Berisha.

Sikur keto krime monstruoze ndaj shtetit te ishin ndeshkuar, sot pas 26 vitesh “demokraci”, nuk do ishim duke pritur te huajt te na vijne e “pajtojne” mes njeri- tjetrit (politikanet kuptohet), nuk do flisnim per bllokim rrugesh e marrje me dhune te pushtetit.

Cmenduria e nje te semuri nuk duhet te na fusi ne nje rruge te pakrye, ku destinacioni i saj dihet, kaos, dhune, vrasje, mungese shteti e riciklim i pafund plehrash politike..

Demokratet e vertetë, por edhe te gjithe ata qe u dhimset ky vend i rraskapitur per vdekje, do t’i thone ndal njehere e mire ketyre plehrave antishqiptare qe shpresojne ne riciklimin e radhes”,
shkruan ai.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Gara për Kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Shemsi Prençi hedh kandidaturën për postin e ri, del emri i aplikuesit të parë

Gara për Kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Shemsi Prençi hedh kandidaturën për postin e ri, del emri i aplikuesit të parë