TIRANE-Ish-bodiguardi i Sali Berishës, Izet Haxhia ka ndjekur zhvillimet e fundit politike në Shqipëri duke u shprehur se Berisha e Basha po e çojne drejt shkatërrimit Partinë Demokratike, për të mbrojtur veten dhe familjen e tyre.

Ashtu edhe sic pritej, negociatat per zgjidhjen e krizes politike me ndermjetësimin si gjithmone te te huajve, deshtuan.

Sipas parimit ,”ja te gjitha, ja asgje”, Luli i çadres i hoqi edhe traun e fundit çatise se kalbur te PD, duke garantuar shembjen e sigurte te ngrehines 26- vjeçare te partise se pare opozitare.

Luli ne kete projekt shkaterrues, eshte vetem argati i zgjedhur nga uzurpuesi i vertetë i kesaj ngrehine me emrin PD, qe eshte Berisha.

Por me shkaterrimin e PD, Berisha me Lulin, sipas parimit qe pas meje le te behet kijameti, do perpiqen qe ne luften e tyre per jete a vdekje te shkaterrojne edhe institucionin e zgjedhjeve, apo te vetmen arme qe njerëzit kane ne demokraci, voten e lire.

Dhe ironia me e madhe eshte se kjo beteje e tyre per te shkaterruar zgjedhjet e lira, behet ne emer te mbrojtjes se votes se lire.

Une nuk besoj dhe nuk dua te mendoj se ky projekt antishqiptar i shkaterrimit te PD dhe bashke me te edhe te institucionit te zgjedhjeve, do te perkrahet e gjejë mbeshtetjen e shumices se demokrateve.

Pamvarsisht se sot PD eshte kthyer nga klika e saj drejtuese ne mbrojtesen e familjes mafioze Berisha dhe klanit kriminal rreth tij, besoj se demokratet e vertete do t’i thone ndal gremines ku don ta hedh partine e pare opozitare zabiti i familjes kriminale Berisha.

PD nuk eshte prone as e Berishes, as e familjes se tij mafioze, dhe aq me teper prone e atij qe punonte kamarier i sigurimit, kur ajo u krijua, pra e Lulezim Bashes
”, shkruan Haxhia.

(d.b/Shqiptarja.com)