Izolimi nga bora, helikopterët e FA
vijojnë shpërndarjen e ndihmave

Izolimi nga bora, helikopterët e FA<br />vijojnë shpërndarjen e ndihmave
Strukturat e Forcave të Armatosura kanë vijuar pa ndërprerje angazhimin në përballimin e situatës së krijuar në veri të vendit për shkak të reshjeve të dëborës.
 
Forca Ajrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, kanë vijuar shpërndarjen e ndihmave të mundësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.
 
Gjatë ditës së premte pilotët e Forcës Ajrore kryen disa fluturime për transportimin e ndihmave në fshatrat ende të izoluar nga bora.
 
Helikopteri i parë fluturoi në fshatin Theth, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër.
 
Helikopteri i dytë në fillim fluturoi në fshatin Ketë, Njësia Administrative Xibër, Bashkia Klos dhe më pas në fshatin Lam i Madh, Njësia Adminstrative Derjan, Bashkia Mat.
 
Helikopteri i tretë fluturoi në fshatin Kalis, Njësia Administrative Kalis, Bashkia Kukës.
 
Në secilin fshat u shpërndanë nga 50 pako me ushqime me nga 20 kg secila.
 
Strukturat e Forcës Ajrore dhe ato të Komandës Mbështetës vijojnë punën në terren, si dhe mbeten në gatishmëri për t’iu përgjigj çdolloj kërkese të Drejtorisë së Emergjencave Civile dhe pushteti lokal.
 
[gallery]20671[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar