Izolimi prej COVID-19 vështirëson jetesën në Kurbin, banorët: Njëherë tërmeti, tani koronavirusi, as bukë s'kemi

Situata e krijuar nga koronavirusi ka vështirësuar jetesën e banorëve në fshatrat e Kurbinit, një ndër zonat më të prekura dhe nga tërmeti i 26 nëntorit. Më problematike situata e të moshuarëve të vetmuar të cilët shprehen se askush nuk i ka ndihmuar.

Masat shtërnguese të qeverisë për mospërhapjen e coronavirusit, kanë vështiresuar jetesën e banoreve në fshatrat e Kurbinit, zonë kjo mjaft e prekur edhe nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit që lamë pas.

Banorët e fshatit Zhejë prezatojnë problematikat që po përballen në këto kohë izolimi, ndërsa më shqetesuese është situata për të moshuarit e vetmuar të cilët thonë se askush nuk ju ka ardhur në ndihmë dhe sigurimi i bukës së përditshme është kthyer në një mision të vështire për ta.

"Asnjë lloj ndihme, as ushqime as me veshmbathje", tha një banor.

"Asnjë ndihmë, nuk pyet për ne a jemi gjallë apo jo, nuk kemi as bukë në shtëpi", tha një i moshuar.

"Unë nuk kam marrë asnjë ndihmë, as një copë bukë, jam bashkë me gruan", tha një tjetër banor.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit  shumë banorë vijojnë të jetojnë në çadra në kushte aspak të përshtatshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja